E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlanda kthehet në Venecia!

Tajlanda po përjeton katastrofën natyrore më të madhe të gjysmëshekullit që po jetojmë. Shirat e vazhdueshëm të quajtur Muson, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Këto përmbytje kanë shkaktuar vdekjen qindra personave, gjithashtu kanë lënë të pa strehë me mijëra të tjerë.

Lumenjtë  Chao Pharya dhe Tha Chin, kanë kthyer qytetet pranë tyre, në një Venecia te dytë. Nga 76 qytete që shtrihen përgjatë lumenjve, 28 prej tyre janë nën ujë. Kjo po shkakton një panik të madhe në banorët e zonave, të cilët kanë ngelur të pastrehë dhe janë në nevojë urgjente për kushte mbijetese.

Pushtetarëve nuk i ka mbet gjë tjetër, vetëm se me anë mediave, të njoftojnë vazhdimisht qytetarët e tyre, se niveli i ujit përgjatë një muaji do lëvizë nga (15 cm) deri në (1.5 m). Banorët e zonave të prekura nga përmbytjet nuk u ka ngel gjë tjetër veç se të marrin masat për mbijetesë.

Presidenti tajlandez, Yingluck Shinavatra, në një deklaratë tha se në disa zona ku niveli i ujit ka arritur deri në (2 m) do të zgjasë dy muaj tërheqja e ujit, kurse në zonat të cilat niveli i ujit arriti deri në (3 m), gjendja ka filluar të përmirësohet gradualisht.

Nën presionin e përmbytjeve gjendet dhe kryeqyteti me një popullsi prej 12 milionë banoresh Bangkoku. Reporterët e agjencive të huaja bëjnë të ditur së vende vende në kryeqytet niveli i ujit ka kaluar mbi (1.5 m).

Dëmet materiale llogariten të kenë kaluar 10 miliardë dollarë. Këto përmbytje mendohet te jenë dhe shkak i zvogëlimit te turisteve që planifikohesh të vizitonin Tajlandën këtë vit. /L.Ferhati/Start/

                                                                                             2011-10-31 09:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›