E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje në bulevard dhe në sheshin “Skënderbej”, protestuesit hedhin gurë dhe mjete piroteknike, policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Nisi në orën 14:00 në Tiranë, siç ishte paralajmëruar, protesta e studentëve dhe qytetarëve para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit u mblodhën para godinës së institucionit, ndërsa iu bashkuan edhe deputetë e mbështetës të PD, të cilët pasi organizuan protestë kombëtare para Kryeministrisë, marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjatë zhvillimeve të sotme, protestuesit shkulën pllaka nga trotuaret dhe i hodhën në rrugë.

Tensionet u përshkallëzuan gjatë protestës së studentëve, ku disa të rinj hodhën gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe efektivëve të Policisë.

Në kundërpërgjigje, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Protestuesit u larguan nga godina e Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa marshuan sërish drejt Kryeministrisë.

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë vijuan edhe para Kryeministrisë, pas mbërritjes së protestuesve nga zona e Ministrisë së Arsimit.

Disa protestues hodhën gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve të Policisë dhe autoboteve.

Në kundërpërgjigje, Policia vuri në përdorim autobotet dhe hodhi gaz lotsjellës, duke bërë që protestuesit të shpërndaheshin përkohësisht nga zona para godinës së Kryeministrisë.

Tensionet gjatë protestës në Tiranë vijuan në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, ku protestuesit zhvendosën kazanët e mbeturinave dhe u vunë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë në drejtim të forcave të Policisë.

Ndërkohë, efektivët e Policisë vijouan të përparonin drejt hyrjes së rrugës, të mbështetur nga forca këmbësore dhe një autobot uji.

Një pjesë e protestuesve u zhvendos pranë monumentit të Skënderbeut, në qendër të Tiranës, ndërsa situata mbeti e tensionuar.

Protestuesit u zhvendosën edhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku dogjën kazanë mbeturinash në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Përveç kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, protestuesit u grumbulluan edhe në lulishten e sheshit “Skënderbej”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës.

Protesta u shoqëruar me akte dhune dhe tensione në disa zona të kryeqytetit, ku iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave dhe u regjistruan përplasje me forcat e Policisë.

Protestuesit i vunë flakën godinës së Ministrisë së Mjedisit, ndërsa përplasjet me forcat e Policisë u shtrirë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Skënderbej”.

Bulevardi ishte mbushur me forca të Policisë së Shtetit, kryesisht efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Një autobot ujëhedhës përparoi drejt protestuesve të mbledhur pranë lulishtes në sheshin “Skënderbej”, ndërsa policia përdori ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Përballë forcave të FNSH-së u pozicionuan edhe protestues të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë. Ndërkohë, kazanë mbeturinash vijuan të digjeshin në disa zona të kryeqytetit.

Pjesa më e madhe e protestuesve u zhvendosur në sheshin “Skënderbej”, duke qëndruar në distancë nga retë e tymit dhe nga forcat e policisë të pozicionuara përgjatë bulevardit.

Efektivët krijuan kordonë sigurie përpara ministrive, ndërsa një pjesë e forcave u pozicionua pranë Ministrisë së Brendshme, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Gjatë protestës, disa të rinj në sheshin “Skënderbej” thyen stola të vendosur si instalacion, për të marrë gurë dhe sende të forta, të cilat më pas i hodhën në drejtim të forcave të policisë.

Tensione të tjera u regjistruan gjatë protestës në Tiranë, ku përballë Kishës Katolike u hedhën mjete piroteknike, ndërsa disa kosha mbeturinash u dogjën.

Në zonë ndodheshin forca të shumta të Policisë së Shtetit, ndërsa situata vijoi të ishte e tensionuar.

Më pas, protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve, në përpjekje për t’i zmbrapsur ata.

Përplasje mes protestuesve dhe Policisë u regjistruan edhe pranë Piramidës në Tiranë, ku një grup të rinjsh hodhën fishekzjarre dhe gurë në drejtim të efektivëve.

Edhe në sheshin “Skënderbej” u hodhën molotovë dhe fishekzjarre, ndërsa zona u mbulua nga gazi lotsjellës, duke vështirësuar situatën në terren.

Protesta para Ministrisë së Arsimit; fotoreporter Andrin Hoxha 1 nga 55

/gj.m/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›