Perplasje ne rruge, vdes 37-vjecari
SHKODER - Nje aksident i rende me pasoje vdekjen, ka ndodhur ne mbremjen e djeshme ne aksin rrugor te autostrades Shkoder-Tirane. Burime zyrtare prane policise se Shkodres thane dje se si rezultat i perplasjes se nje automjeti tip “Benz”, me targe te TR 67 77 M, i cili drejtohej nga 46-vjecarja Majlinda Buza, me nje motociklete e drejtuar nga 37-vjecari Petrit Muriqi, ka gjetur vdekjen ky i fundit. Sipas policise, aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur “Kthesa e Beltojes”. I demtuari eshte derguar ne spitalin rajonal te Shkodres, i ndihmuar nga policia rrugore e mberritur ne vendngjarje, por ai nuk ka mundur te mbijetoje si rezultat i plageve te renda.