Peng kalin per t’i marre te hollat
Elbasan - Tre te rinj, nga qyteti i Elbasanit, akuzohen se kane vjedhur nje kale, duke i kerkuar para ne shkembim pronarit te tij. Policia e Komisariatit Elbasan ka arrestuar ne flagrance Egli Santo, 20 vjec, me banim ne lagjen “Kala”, Ervis Muca, 22 vjec dhe Gezim Cani, 32 vjec, me banim ne kete qytet. Sipas uniformave blu, ata kane vjedhur nje jave me pare ne lagjen “5 Maji” kalin ne pronesi te C. Labinotit dhe me vone ne kembim te tij i kane kerkuar 15000 leke. Pronari i kafshes ka rene dakord me oferten, por "i ka prere ne bese" duke njoftuar nderkohe edhe policine. Ne castin kur personat i kane dorezuar kalin te zotit dhe jane bere gati per te marre parate, ka nderhyre policia. F.S.