E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rusia, politike imperiale me Kosoven”

Rusia ka qene ne qender te goditjes se Kryeministrit shqiptar, Berisha, teksa ka komentuar qendrimin e saj kunder pavaresise se Kosoves. Duke shfrytezuar emisionin “Opinion” ne TV Klan, kreu i qeverise shqiptare eshte shprehur se Kremlini po ndjek nje politike imperiale. Sipas tij, nuk ka asgje per t’u cuditur, pasi pas vendimit te NATO-s per te marre ofensiven ajrore, Kremlini nisi nje varg anijesh, te cilat i kthejne mbrapa. “Eshte per te ardhur keq qe koncidon kjo me nje qendrim jorealist ndaj shqiptareve nga viti 1870 deri me sot. Por, serish dua te them se qendrimi ndaj Kosoves, Kremlini e ka te lidhur me nje platforme te re, me te cilen synon te mbroje qellime imperiale, politika imperiale, midis vendosjes se flamurit rus ne Polin e Veriut, rikthimit te majave te raketave drejt kombeve te lira, fluturimeve te aeroplaneve bombardues ne hapesira te lira te botes dhe qendrimi ndaj Kosoves kane nje lidhje te padiskutueshme”, ka qene akuza e drejtperdrejte e Berishes ne drejtim te Rusise dhe politikes se saj. Nje deklarate e forte dhe e drejtperdrejte e papare ne keto 17 vjet te periudhes postdiktatoriale ne drejtim te Rusise se postGorbacovit. Por sipas tij, tashme gjithcka eshte ne rrugen e zgjidhjes. Per te, Grupi i Kontaktit dhe SHBA dhe vendet anetare te grupit te kontaktit bene perpjekjet me serioze, me te ndershme, me te hijshme, per te finalizuar se bashke me Rusine kete proces jetik per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. “Mirepo, u faktua se me asgje nuk bindej ky vend, qe Kosova, de jure apo de fakto eshte totalisht jashte, te fitonte pavaresine e saj. Keshtu qe, tani jane bere te gjitha sherbimet, shefat e diplomacise se vendeve te medha nuk ka hapesire me per te blere kohe dhe meqenese ju po e perqendroni shume kerkesen tuaj te data dhe dita, besoj se te gjithe ju dhe cdo njeri qe po na ndjek e ka te qarte se ky nuk eshte nje proces i Prishtines, fatmiresisht, ky sot eshte nje vendim pothuajse global dhe kjo e ben kete akt”, tha Berisha. Ai ka ndare me Thacin dhe Grupin e Unitetit se ky problem do te bashkerendohet, nuk mund te them se eshte e lidhur me zgjedhjet ne Serbi, por edhe nuk perjashtohet ndikimi i faktoreve qe nuk kane asnje cenim tjeter, pervecse pavaresine dhe natyrisht pavaresia e Kosoves jashte cdolloj diskutimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›