E Diel, 1 Nëntor 2026

Veteplagoset i dehuri, pranga edhe tregtarit

Kruje - Nje 27-vjecar nga Fushe-Kruja eshte veteplagosur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne banjen e nje lokali te qytetit te vogel ne rrethin e Krujes. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se Elidon Lulja, i denuar me pare per vjedhje, eshte arrestuar ne flagrance per “armembajtje pa leje”, rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem. Njekohesisht policia ka arrestuar ne flagrance edhe Aleksander Stafuken, 47 vjec, banues ne Kruje, i denuar me pare per “vjedhje” dhe “armembajtje pa leje”. Ai akuzohet per “moskallezim krimi”, pasi nuk ka sinjalizuar uniformat blu per ngjarjen e ndodhur ne lokalin e tij. Burime nga Policia e Durresit bejne te ditur se 27-vjecari ka qene ne gjendje te dehur, kur i ka shkrepur ne dore nje arme zjarri, tip pistolete, qe mbante pa leje. Nga hetimet e para ka rezultuar se ngjarja ishte aksidentale. Viktima eshte shtruar ne repartin e kirurgjise ne spitalin e Krujes dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia e Krujes beri te ditur dje se po punon per zbardhjen e dinamikes se incidentit, ndersa eshte ende ne kerkim te armes me te cilen u veteplagos i riu. K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›