E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol ne Qafe-Shtame, dyshohet konflikt per pronen

Kruje - Persona te paidentifikuar kane shkaktuar nje shperthim tritoli mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne murin rrethues te ish-kampit te pushimit ne Qafe-Shtame te rrethit te Krujes. Pronari i objektit, Kujtim Shkreli, ka treguar se nga eksplozivi eshte demtuar muri dhe nje pjese e kabines elektrike. Policia e Krujes beri te ditur se personat qe kane aktivizuar lenden shperthyese, kishin vrare me pare qenin qe ruante objektin, ndersa kane perfituar nga momenti kur roja ishte ne anen tjeter te nderteses. Burime nga grupi hetimor saktesojne se po ndiqen disa pista, por prioritare konsiderohet ajo e nje atentati per konflikte pronesie.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›