E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Saliu se mbulon papunesine me asfalt

Miting i opozites ne Korce. Blushi Erdhem pasi shkelem fotot e Saliut Aldos dhe Ridvanit

Kreret e koalicionit Aleanca per te Ardhmen kane zhvilluar dje  ne Korce nje tubim ne mbeshtetje te kandidatit socialist per bashkine e qytetit Niko Peleshi. Gjate ketij takimi kane kerkuar mbeshtetje elektorale per deputetet socialiste perfaqesues te koalicionit te majte Ben Blushi Pandeli Majko Spartak Ngjela dhe perfaqesuesi i PBDNJ-se te cilet kane bere thirrje qe me 8 maj qytetaret te votojne kandidatet e Aleanca per te Ardhmen pasi e vetmja rruge eshte ajo e Partise Socialiste. Nderkohe kreu socialist Edi Rama nga bulevardi i qytetit ku mbajti fjalen e tij theksoi se ky bulevard eshte shembelltyra me e mire e pengut te qeverisjes vendore por qe nepermjet Peleshit ai iu rikthye qytetareve. Sot u mblodhem ne kete bulevard qe ishte pengu i Saliut. Duke pare daljen e tij ne drite e kupton se cfare e tremb Saliun e Tiranes. Ate e tremb e bukura qyteterimi dhe fuqia e ndryshimit qe kemi sjelle ne gjithe Shqiperine sic kemi bere transformimin e Korces ne drejtimin e Niko Peleshit theksoi Rama. Nder te tjera Rama akuzoi Kryeministrin si model te uzurpimit te pushtetit si dhe i perpjekjes per te mbuluar me premtime problemet e verteta qe kercenojne qytetaret. Nderkohe qe premtoi se ne kater vitet e ardhshme PS rrugicat me shkelqim do te jene realitet ne te gjithe Korcen. Asfalti i Saliut nuk e mbulon dot papunesine padrejtesine dhe varferine dhe nuk i pergjigjet dot asaj nderkohe qe del sa ne njerin fashat ne tjetrin dhe thote bera kete rruge kete kanalizim por keto jane pune komunale. Kryeministri duhet te pergjigjet sa e ka ulur papunesine por Saliu nuk pergjigjet deklaroi Rama.

Po behen perpjekje per te blere voten. Askush nuk mund te dorezoje karten e identitetit se rrezikon te dorezoje te dhenat personale dhe te mbetet peng i atyre qe i duan shqiptaret e varfer dhe te dhunuar. Une e di se sa nevoje kane familjet e njerezve te papune por ju duhet ta dini se ato para blejne te ardhmen tuaj. Vota eshte mbrojtje e pronave tuaja por parate qe ju ofrojne merrjani por mos i dorezoni karten pasi ato jane parate tuaja beri thirrje kreu socialist. Nderkaq ne fjalen e tij deputeti Ben Blushi deklaroi se Dua te them sesi erdhem deri ketu sepse sonte nuk ishte e lehte per ne per mua per Nikon per Edin per Pandin te vinim deri ketu. Na kishin bllokuar rrugen shoket e Saliut te Aldos te Ridvanit ketu ne Korce. E di si e kishin bllokuar rrugen E kishin mbushur rrugen me fotografite e Saliut e Ridvanit dhe te Aldos duke na detyruar ti shkelnim per te ardhur deri ketu. I shkelem edhe Saliun edhe Ridvanin edhe Aldon. Por sigurisht qe mbasi gjetem rrugen tone kaluam neper rruget qe ka shtruar Niko Peleshi ne Korce.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›