Përplasjet, Berisha thirrje simpatizantëve për shmangien e tensioneve
14/04/2011 Kryeministri i vendit prezanton kandidatët e Lushnjës dhe të Divjakës
“Qytetarët po presin me padurim 8 majin, që t’i japin Ramës fundin e ri që meriton”
Kryeministri Berisha ishte dje paradite në Lushnjë, ku prezantoi Albert Sanxhakun si kandidat të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetar të bashkisë së Lushnjës dhe Irakli Gorenë si kandidat për kryetar të bashkisë së Divjakës. Në prezantimin e tyre kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të mbështesë çdo projekt që ata do të paraqesin për një jetë më të mirë të qytetarëve të këtij rrethi dhe për shërbime sa më të mira e cilësore për ta. “Në këta vjet në rrethin e Lushnjës është investuar 14 herë më shumë sesa është investuar në 8 vjetët e qeverisjes socialiste, janë ndërtuar 210 kilometra rrugë, janë ndërtuar dhe rindërtuar në këtë rreth 27 shkolla, janë investuar 13 milionë euro në ujësjellësin dhe kanalizimet e Lushnjës, janë ndërtuar 33 ujësjellës në fshatrat e saj dhe 20 milionë euro janë investuar në sistemin energjetik të Lushnjës”, - tha Berisha në fjalën e tij. Kryeministri i garantoi banorët se në katër vjetët që vijnë do të investojmë në çdo qelizë, në çdo fshat dhe në çdo lagje për një infrastrukturë ndër më modernet, më europianet. Në këtë kontekst ai përmendi ndërtimin e godinës së re të Fakultetit Bujqësor të Lushnjës, rruga hyrëse Plug–Lushnjë, rruga Plastmasë–Karbunarë, rruga “Sabri Kosturi”, që e lidh me autostradën, si dhe menaxhimi i mbetjeve urbane. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u kërkoi simpatizantëve të saj të shmangin çdo përplasje për qëllime elektorale. “Kjo është fushata jonë. Fushata jonë para së gjithash bazohet në moralin tuaj qytetar njerëzor. Ndaj dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” që në këtë fushatë të mbajnë parasysh, të kenë për yll polar moralin qytetar dhe të shmangin çdo tension, çdo përplasje. Sikundër u bëj thirrje të gjithë shqiptareve që të zhvillojmë ne fushatën më të qytetëruar, fushatën e vlerave të vërteta”, - kërkoi ai. Duke iu drejtuar kryetarit të opozitës, Berisha tha se qytetarët nuk duan shpifje të vetmet që kryebashkiaku afron, por projekte. “Ndaj po presin me padurim 8 majin, në mënyrë që të të japin edhe fundin e ri që meriton”, - përfundoi Berisha.
Takimi me Këshillin e Europës
Kryeministri Berisha e siguroi delegacionin e Kongresit të Këshillit të Europës gjatë takimit që pati me ta për angazhimin total të qeverisë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të lira, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së. Ai tha gjithashtu se ndryshe nga fushata me retorikë politike e PS-së dhe liderit të saj Rama, PD-ja po zhvillon një fushatë pozitive të fokusuar tek interesat e qytetarit dhe komunitetit.
Meta takon kreun e OSBE–ODIHR-it
“Nuk ekziston asnjë incident i shkaktuar nga përfaqësues të LSI-së”
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, priti dje shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE–ODIHR-it Jonathan Stonestret, me të cilin diskutoi situatën parazgjedhore në Shqipëri. Ai i konfirmoi Stonestret vullnetin e plotë të LSI-së për të kontribuar për një fushatë demokratike, të kulturuar e qytetare në këto zgjedhje vendore. Pas takimit, në përgjigje të interesit të medies mbi akuzat e PS-së për LSI-në lidhur me incidentet mes simpatizantëve partiakë, Meta i cilësoi ato fabrikime. “Nuk ekziston asnjë incident i shkaktuar nga përfaqësues të LSI-së. Fabrikimet që vijnë nga fabrika e shpifjeve janë tregues i obsesionit ndaj LSI-së dhe janë një problem, do të thosha, i atyre që i shpikin, pasi LSI-ja është forca politike më e angazhuar se kushdo tjetër për zgjedhje të ndershme dhe të rregullta. Ka qenë dhe mbetet forca politike më e angazhuar në Shqipëri për një reformë zgjedhore që të plotësojë të gjitha standardet e OSBE/ODIHR-it dhe të gjitha rekomandimet, edhe ato që kanë ardhur bazuar në zgjedhjet e fundit në vend”, - theksoi kreu i LSI-së. Meta ka akuzuar edhe disa media mbështetëse të PS-së, se po ndihmon në fabrikimin e këtyre trillimeve. Ne, vijoi kreu i LSI-së, jemi distancuar dhe distancohemi nga çdo lloj incidenti dhe njëkohësisht i kërkojmë policisë dhe organeve të zbatimit të ligjit që të veprojë me forcë ndaj cilitdo që kërkon të krijojë incidente dhe probleme në këtë fushatë zgjedhore. Po ashtu, ai akuzoi edhe kreun aktual të Bashkisë së Tiranës për stimulim të këtyre incidenteve. “Ju e dini shumë mirë se kush i bën incidentet. Heqin flamujt e LSI-së me policinë bashkiake, ne e pranuam, por po me polici bashkiake vënë flamujt e PS-së”, - deklaroi Meta.