E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasjet më të bujshme PD-LSI/ A po divorcohet Meta nga Berisha

Nga Erion Habilaj

Martesa politike mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka qenë gjithmonë plot dashuri. Madje kohët e fundit dy bashkëjetuesit kanë pasur aq shumë përplasje, sa shenjat të çojnë drejt një divorci të mundshëm. Për këtë arsye gazeta Tirana Observer boton sot përplasjet më të forta mes PD-së dhe LSI-së.
Përplasjet
Duke qenë se po afrojnë zgjedhjet LSI po kërkon çdo ditë e më tepër të krijoj një fizionomi pavarësie nga demokratët për të tërhequr sa më shumë elektorat. Zgjedhja e Presidentit dhe çështja e imunitetit bëri që demokratët të ndryshojnë strategji në marrëdhënie me LSI-në. Tashmë kohezioni që kanë pasur dy vitet më para duket se është harruar. Nëse më parë çfarë thoshte Berisha votonte LSI-ja tashmë duhet dëgjuar dhe zëri Metës për të marrë vesh vendimin e partisë së dytë të qeverisë. Nëse bën një bilanc të përplasjeve mes LSI-së dhe PD-së rezulton se dy vitet e para janë ato të një partie vasale, ndërsa vitin e fundit mesa duket edhe për shkak të zgjedhjeve situata ka ndryshuar. Rasti më i fundit që lidhet me imunitetin duket se i ka bërë nervoz demokratët të cilët kërkojnë nga LSI-së një qëndrim luajal dhe të qartë nëse do të vazhdojnë bashkëqeverisjen apo do të bashkohen me opozitën. Meta ka thënë se në pranverë do të vendos nëse do të jetë me PD-në apo PS-në për zgjedhjet e qershorit 2013. Deri atëherë duket se luhatjet në marrëdhëniet mes dy partive kryesore të qeverisë do të jenë të shpeshta.
Përplasjet e para
Përplasja e parë dhe fortë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndodhur në nëntorin e vitit 2009 dhe lidhet me festimet për ditën e Çlirimit. PD si ditë Çlirimi feston 28 Nëntorin në të njëjtën ditë edhe me Pavarësinë. Por e majta ku përfshihet dhe LSI qysh prej vitit 1945 datë të Çlirimit të vendit nga forcat nazi-fashiste festojnë 29 Nëntorin. Vitin e shkuar kjo mënyrë festimi e ndarë u pa si sinjal i parë që dy forcat nuk i kanë të gjitha gjërat të përbashkëta. Pas përplasjes për ditën e Çlirimit, një tjetër ditë përkujtimi solli ndarje mes PD-së dhe LSI-së. Në fillim të këtij viti dy deputetët të mazhorancës propozuan që krimet e Komunizmit të përkujtohen më 29 Nëntor në të njëjtën ditë me ditën e Çlirimit. I menjëhershëm ishte reagimi i LSI që me Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në atë kohë, Luan Rama, deklaroi se nuk duhen përzier datat historike. LSI propozoi që të caktohet një datë tjetër për krimet e komunizmit si për shembull dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt. Sherri i radhës me partisë së Ilir Metës dhe asaj demokratike ishte shtëpia e deputetit socialist në Pezë, Dashamir Peza. Një veprim i Ministrisë së Kulturës për të sekuestruar shtëpinë muze në Pezë ku është mbajtur Konferenca e Pezës më 16 shtator të vitit 1942, solli reagimin e menjëhershëm të LSI e cila kundërshtoi hapur veprimin dhe kërkoi që të mos bëhet shaka me banesën e deputetit të opozitës. Ministria e Kulturës duke parë dhe reagimin e aleatit kryesor, u tërhoq nga sekuestrimi dhe sqaroi opinionin se nuk kërkoi sekuestrim por thjesht mirëmbajtje të shtëpisë-muze në Pezë.
Përplasjet më të forta
Dalja hapur kundër PD-së për LSI-në ka qenë me dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Dy javë më parë kur PD në mënyrë anonime votoi kundër Sokol Çomos për në Gjykatën e Lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim votoi pro kandidaturës duke votuar për herë të parë në kundërshtim me PD. Po ashtu dhe një javë më pas LSI votoi kundër PD duke i dhënë votës Vexhi Muçmatës për anëtar në Gjykatën e Lartë. Kandidaturat janë rrëzuar pasi LSI ka vetëm 4 vota por këto kanë qenë shenja të qarta se PD nuk e ka më LSI-në si më parë. Përplasja e fundit por dhe më e forta mes PD dhe LSI është projektligji i mazhorancës për SHISH. Aleati kryesor i PD në qeveri LSI, ka deklaruar dje publikisht votën kundër ndryshimeve nëse nuk jepet miratimi i NATO-s. Gjatë një komunikimi me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, tha se lidhur me këtë projekt/ligj, LSI do të votojë në Parlament vetëm ndryshimet e konsultuara me NATO-n. Kjo ishte përplasja e radhës mes PD dhe LSI por me shumë gjasa jo e fundit.

PERPLASJET

Përplasja për 29 Nëntorin
Përplasja e parë dhe fortë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndodhur në nëntorin e shkuar dhe lidhet me festimet për ditën e Çlirimit. PD si ditë Çlirimi feston 28 Nëntorin në të njëjtën ditë edhe me Pavarësinë. Por e majta ku përfshihet dhe LSI qysh prej vitit 1945 datë të Çlirimit të vendit nga forcat nazi-fashiste festojnë 29 Nëntorin. Vitin e shkuar kjo mënyrë festimi e ndarë u pa si sinjal i parë që dy forcat nuk i kanë të gjitha gjërat të përbashkëta.

Përkujtimi i krimeve të Komunizmit
Pas përplasjes për ditën e Çlirimit, një tjetër ditë përkujtimi solli ndarje mes PD-së dhe LSI-së. Në fillim të këtij viti dy deputetët të mazhorancës propozuan që krimet e Komunizmit të përkujtohen më 29 Nëntor në të njëjtën ditë me ditën e Çlirimit. I menjëhershëm ishte reagimi i LSI që me Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në atë kohë, Luan Rama, deklaroi se nuk duhen përzier datat historike. LSI propozoi që të caktohet një datë tjetër për krimet e komunizmit si për shembull dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt.

Shtëpia e Dashamir Pezës
Sherri i radhës me partisë së Ilir Metës dhe asaj demokratike ishte shtëpia e deputetit socialist në Pezë, Dashamir Peza. Një veprim i Ministrisë së Kulturës për të sekuestruar shtëpinë muze në Pezë ku është mbajtur Konferenca e Pezës më 16 shtator të vitit 1942, solli reagimin e menjëhershëm të LSI e cila kundërshtoi hapur veprimin dhe kërkoi që të mos bëhet shaka me banesën e deputetit të opozitës. Ministria e Kulturës duke parë dhe reagimin e aleatit kryesor, u tërhoq nga sekuestrimi dhe sqaroi opinionin se nuk kërkoi sekuestrim por thjesht mirëmbajtje të shtëpisë-muze në Pezë.

Dekretet e Topit për Gjykatën e Lartë
Dalja hapur kundër PD-së për LSI-në ka qenë me dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Dy javë më parë kur PD në mënyrë anonime votoi kundër Sokol Çomos për në Gjykatën e Lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim votoi pro kandidaturës duke votuar për herë të parë në kundërshtim me PD. Po ashtu dhe një javë më pas LSI votoi kundër PD duke i dhënë votës Vexhi Muçmatës për anëtar në Gjykatën e Lartë. Kandidaturat janë rrëzuar pasi LSI ka vetëm 4 vota por këto kanë qenë shenja të qarta se PD nuk e ka më LSI-në si më parë.

Ligji i SHISH
Përplasja e fundit por dhe më e forta mes PD dhe LSI është projektligji i mazhorancës për SHISH. Aleati kryesor i PD në qeveri LSI, ka deklaruar dje publikisht votën kundër ndryshimeve nëse nuk jepet miratimi i NATO-s. Gjatë një komunikimi me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, tha se lidhur me këtë projekt/ligj, LSI do të votojë në Parlament vetëm ndryshimet e konsultuara me NATO-n. Kjo ishte përplasja e radhës mes PD dhe LSI por me shumë gjasa jo e fundit.

Vota pro Vishës
Disa muaj më parë kur u votua për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë LSI tregoi një tjetër moment mosdakordësie me PD-në. Demokratët kishin kandidat Elvis Cefën i cili do të përballej me Vishën e opozitës. LSI vendosi të mos merrte pjesë në votim duke i treguar qartë PD-së smund të ngrinte kartonin për çdo gjë që kërkonte Sali Berisha. Ky ishte një tjetër rast se demokratët duhet të bëjnë llogaritë se në raste të veçanta duhet të sigurojnë te vetëm mazhorancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›