Përplasjet mes policisë së rendit dhe asaj bashkiake reagon bashkia

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot pas përlasjeve të djeshme mes policisë të rendit dhe asaj bashkiake në tokën në qendër. Administratori i përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës Dritan Agolli ka theksuar se pushteti qëndror nisi sulmet ndaj bashkisë. Sipas tij pushteti përbalti pronën private dhe bashkinë e Tiranës. Gjithashtu Agolli ka theksuar se toka është në pronësi të Komunitetit Musliman dhe të familjes Kika duke shtuar se kjo tokë është në pronësi të palëve prej 14 vjetësh.
Mosmarrëveshjet për pronësinë e tokës në qendër të Tiranës është kthyer mbrëmë në një arenë debati, sherri e deri konfrontim mes policisë së rendit dhe bashkiake.
Protesta në fakt ka nisur nga ata që pretendojnë se janë pronarë dhe që mbështeten nga policia bashkiake dhe atyre që kanë nisur aty të ndërtojnë një pallat dhe që mbështeten nga policia e rendit.