Subvencionet e sheqerit në BE, çmime të larta dhe vjedhje
Skema e subvencionimit të prodhuesve të panxharit të sheqerit në Bashkimin Europian vlerësohet se ka sjellë jo vetëm krijimin e një maksiskeme manipulimesh dhe mashtrimesh financiare, por ka bërë edhe që çmimet e këtij produkti të jenë shumë më të larta se në vendet e tjera, bën të ditur "The New York Times".
Disa kohë më parë, zyrtarët e doganave të Belgjikës u habitën nga rruga që makinat e një kompanie vendëse prodhimi sheqeri, ndiqnin për të shkuar në Kroaci. Kamionët, të cilët qenë ngarkuar me nga 22 tonë sheqer secili, kapërcenin në tetë vende, shkonin deri në Kaliningrad të Rusisë para se të ktheheshin në jug për të mbërritur në Kroaci, ku sheqeri shitej realisht. Rusia deklarohej si destinacioni final në dogana, sepse në këtë mënyrë mund të fitoheshin fondet e subvencionimit, por në fakt, malli shitej në BE. Sipas zyrtarëve që kryen hetimin, rreth 200 ngarkesa u identifikuan si pjesë e mashtrimit që kishte nxjerrë nga fondet e BE-së për bujqësinë rreth 3 milionë euro. Programi europian i subvencionimit të bujqësisë shpenzon rreth 50 miliardë euro në vit. Në Europë sot ka rreth 1.5 milionë hektarë të mbjellë me panxhar që do të prodhojnë rreth 16.7 milionë tonë sheqer me një xhiro biznesi totale prej 7 miliardë eurosh. Vitin e kaluar, BE shpenzoi 475 milionë euro për mbështetjen e industrisë së sheqerit, përfshirë edhe pagesa në dorë për eksportet. Një hetim zbuloi se së paku 67 milionë euro nga këto qenë përfituar përmes skemave mashtruese. Por vlerësohet se mashtrimet duhet të kenë ngrënë shumë më tepër para, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk zbulohen kurrë. E ndërsa BE e subvencionon këtë produkt, çmimet e sheqerit në tregjet me pakicë në kontinentin e vjetër janë shumë më të larta se në pjesën tjetër të botës dhe rreth 20 për qind më të larta se në Shtetet e Bashkuara.
Mashtrimet me tregtinë e sheqerit kanë qenë të shpeshta në dekadën e fundit. Sheqeri kushton në BE rreth 2-3 herë më shumë se sa në tregun ndërkombëtar dhe një pjesë e sheqerit të shitur, blihet në tregun ndërkombëtar e përmes dokumenteve të falsifikuara, shitet si produkt vendës në BE për të marrë subvencionimet.