Internet kudo dhe në çdo kohë
Kompania celulare, "Vodafone Albania", prezanton së fundmi "Vodafone Mobile Connect" (VMC) - një produkt i veçantë që ofron lehtësisht dhe në çdo kohë shërbim interneti edhe te grupi i abonentëve me plan tarifor me parapagesë, duke u bërë i vetmi operator që e mundëson këtë shërbim specifik për këtë grup konsumatorësh. Paketa VMC është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për përdoruesin. Ajo përmban një kartë SIM dhe një pajisje USB. Përdoruesit i duhet vetëm të aktivizojë paketën dhe menjëherë do të mundet që të ketë internet në laptop-in ose kompjuterin e tij, përmes portalit USB. Ky shërbim mund të përdoret brenda dhe jashtë vendit. Për t‘iu përshtatur kërkesave dhe buxhetit të konsumatorit, "Vodafone" jep mundësinë e zgjedhjes mes 5 llojeve të ndryshme të kartave rimbushëse në varësi të nevojës që kanë për të naviguar apo shkarkuar përmbajtje nga interneti dhe çmimi i kartave rimbushëse fillon nga 300 lekë. Veç aksesit të lehtë në internet, përdoruesit e VMC kanë mundësinë e dërgimit dhe marrjes së mesazheve të shkurtra nga laptopi apo kompjuteri dhe mund të përfitojnë sasi SMS falas me çdo kartë rimbushëse që ata blejnë.