Përplasjet për tregtinë e armëve
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ishte një prej mbështetësve kyçë të projektligjit për "Kontrollin shtetëror të veprimtarisë import-eksport të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive në përdorim të dyfishtë". Gjatë debateve në seancë, ndërsa projekti kalohej me procedurë të përshpejtuar, Mediu replikoi me një tjetër ish-ministër Mbrojtjeje, Pandeli Majkon, në atë kohë, kreu i grupit parlamentar socialist. "Në mendojmë se tendenca për të kaluar në procedurë të përshpejtuar një projektligj të një natyre të tillë, sigurisht lë vend për shqetësim", qe shprehur Majko. Ai u bashkua me shqetësimin e opozitës për të kërkuar më shumë kohë me qëllim studimin e projektligjit. "Nuk mendoj se kjo do të përbënte problem. Në parim nuk jemi kundër që të ketë një kontroll shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit, aq më tepër kur dihet... Zoti Mediu, nuk keni qenë ministër i Mbrojtjes, kur në këtë vend firmat piramidale shisnin armë", rezulton të ketë thënë Majko. Sipas procesverbaleve të seancës, ministri Mediu i është përgjigjur me shprehjen "zoti Majko, e ke shkruar ti! Ka qenë pjesë e grupit tënd për liberalizimin". Ndërsa përgjigja e kreut të grupit të deputetëve socialistë ishte se "Kuvendi ka nevojë që të informohet dhe ta kolaudojë situatën e vet. Në këtë vend, kur kanë kaluar ligje të karakterit të rëndësishëm edhe për një nen është shtyrë 24 orë ligji". Më tutje Mediu është shprehur se "Të paktën, ti s‘mund ta thuash, sepse ke qenë pjesë e kësaj logjike". Ish-ministri Majko ka këmbëngulur se "orë, pjesë e kësaj logjike kam qenë më shumë se sa ti. Por, problemi është që Kuvendi kërkon informacion, nuk mund të bëhet ligji në Parlament me 3-4 veta që kanë informacionin. Ka dhe të tjerë që duan informacion". Gjatë paraqitjes së projektligjit Mediu ka nënvizuar faktin se "si për asnjë ligj tjetër më parë, për përgatitjen e tij ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me faktorët ndërkombëtarë si ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e Britanisë së Madhe dhe UNDP-ja". Kalimin e ligjit me procedurë të përshpejtuar, Mediu e justifikoi me faktin se për të pasur një ligj sa më të mirë ishim tre muaj me vonesë. Për Mediun, projektligji ka qenë një proces i nisur që në vitin 2004 dhe nuk erdhi në këtë vit sepse nuk u punua në atë kohë. Ligji, në vlerësimin e Mediut bën kontrollin e eksporteve të armëve, për të mënjanuar trafikimin e armëve, siç mund të ketë ndodhur. Ligji pas votimit parashikonte të hynte në fuqi pas pesë muajsh ndërsa duhet të shoqërohej edhe me 10 vendime qeverie në zbatim të tij. Në këtë seancë, Mediu ka nënvizuar se ligji përcakton veprimin ndërmjet agjencive; Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Shërbimi Informativ Shtetëror për sa u përket procedurave të licencimit. "Nëse do të ngelej monopol i një firme shtetërore, besoj që as kapacitetet administrative, as kapacitetet infrastrukturore dhe as mundësitë investuese për të ecur në këtë fushë nuk do të ekzistonin", është shprehur Mediu. Sipas tij Shqipëria nuk ka pasur monopol të rregulluar me ligj. "Kemi pasur një monopol me vullnet të individëve, pra ky monopol ka qenë i ushtruar, siç e thashë më sipër, në bazë të vullnetit të individëve që kanë drejtuar institucionet apo njësitë përkatëse", është shprehur Mediu. Ai ka këmbëngulur në faktin se të gjitha aktivitetet e importit apo eksportit të teknologjive, të importit apo eksportit të armëve, të gjitha veprimtaritë nuk janë vetëm me kontraktorë shtetërorë, por janë edhe me kontraktorë privatë, dhe kjo është rruga e sotme e teknologjisë, është rruga nëpërmjet investimeve private", rezulton të ketë thënë Mediu.
"Uria" e tregjeve për armët, municionet dhe metalet e ushtrisë së Enver Hoxhës
Menjëherë pas miratimit të ligjit që liberalizon tregtinë e armëve në Shqipëri, nisën "ethet" e kompanive të ndryshme që t‘i futen këtij biznesi të vështirë, të rrezikshëm, por edhe fitimprurës. Pasuria e trashëguar nga e kaluara komuniste, ishte mjaft e konsiderueshme: Armë konvencionale të të gjitha llojeve, që Shqipëria nuk duhej t‘i përdorte më, por edhe municione me shumicë. Por përveç armatimit në vetvete, një tjetër "thesar" i rëndësishëm sillte trashëgimia e çmendur komuniste: metalin-skrap që në bursën ndërkombëtare vlente vërtetë shumë. Kështu Ministria e Mbrojtjes u kthye papritur në një nga dikasteret që xhironin shuma marramendëse, madje më shumë edhe nga ato ministri që përfitonin mjaft nga fondet publike. Deri para një viti, tregtia e armëve ishte monopol shtetëror dhe ajo realizohej drejtpërsëdrejti nga ndërmarrja MEICO, e cila lidhej me kompanitë ndërkombëtare, që zgjidhnin edhe nënkontraktorë shqiptarë, të cilët merreshin me punët në terren. Kështu Delijorgji hyri në këtë aferë si ndërmjetës i një kompanie të fuqishme ndërkombëtare. Por me miratimin e ligjit për liberalizimin e tregtinë e armëve, privatët mund të arrinin marrëveshje të drejtpërdrejta për shitjen dhe blerjen e armatimit, si dhe municionit shqiptar. Siç doli nga ditët e para pas katastrofës së Gërdecit, më shumë se dy kompani shqiptare kishin hyrë në marrëveshje direkte me Ministrinë e Mbrojtjes, duke sjellë kështu edhe konkurrencën përkatëse në këtë aferë, e cila në të gjithë botën, cilësohet nga më fitimprurëset. Konkretisht një nga të parët që i kishin hyrë kësaj rruge, ishte padyshim Mihal Delijorgji, me kompaninë e tij "Albademil", ku bashkëpronar ishte edhe një qytetar amerikan nga Karolina e Jugut, pikërisht, Patrik. C. Henry III, drejtues i kompanisë "Southern Ammunition". Por në aferën e importit dhe eksportit të armëve, hyri edhe një kompani amerikane, AEY, nga Florida, që kishte partner shqiptar, kreun e kompanisë "Xhoi", Kosta Trebicka, të cilët kishin fituar një tender nga qeveria e SHBA-së për të furnizuar me fishekë kallashnikovi, ushtrinë e Afganistanit. Gjithashtu, sipas dokumenteve të bëra publike më pas, në këtë tregti, ishte përfshirë edhe një kompani me seli Qipron, që quhet "Edvin".
QKR
Katër firmat e Delijorgjit
Po sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, Mihal Delijorgji ka katër shoqëri tregtare. Sipas këtyre rekordeve e para është "Albademil", me numër K71724017Q; e dyta "Park Construction Albania", me numër K52322003B e krijuar më 08.07.2005. Firma e tretë në pronësi të tij është "Përparim SA" me numër J62903761P e krijuar më 01/07/1996 me qendër në Dropullin e Poshtëm. E katërta është "Përparimi SA" me numër J81906504A, e krijuar në vitin 1998 dhe me qendër në Shkozet të Durrësit. Pas kontratave të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes rezultoi se Patrick C. Henry III është personi që ka firmosur kontratën mes kompanisë shtetërore "Meico" në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe "Southern Ammunition Company Inc" në rolin e blerësit të përfaqësuar nga ky njeri.
Kreu i grupit
Qëndrimi i Topit: Jemi në një situatë korrekte
Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, aktualisht President i vendit, ka qenë një nga mbrojtësit e ligjit për heqjen e monopolit shtetëror në tregtinë e armëve. Në procesverbalin e seancës ai mësohet të ketë deklaruar se "nisur nga transparenca që i është bërë këtu në këtë seancë, unë mendoj se nuk gjejmë arsye ta shtyjmë (ligjin)". Ai ka shprehur besim se kjo është një marrëveshje e kthyer në projektligj, që do të kontribuojë në transparencën e të gjitha procedurave të kësaj natyre, të cilat konsiderohen procedura mjaft delikate. "Kështu që në emër të grupit jap mbështetje për projektligjin, duke qenë i bindur që jemi në një situatë korrekte", ka deklaruar ish-kreu i grupit parlamentar demokrat, Bamir Topi.
Kundërshtimi
Opozita paralajmëroi: Me këtë ligj nxitet trafiku i armëve
Komisioni me 17 anëtarë, ligji kaloi me 6 vota nga 12 të pranishëm
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka qenë i dyzuar në debatin për projektligjin, që hiqte monopolin shtetëror në tregtinë e armëve. Procesverbali i seancës parlamentare, ku është diskutuar nisma, ka në themel rezervat e përfaqësuesve të opozitës. Këta të fundit duket të kenë paralajmëruar rrezikun që sjell heqja e monopolit shtetëror për këtë lloj veprimtarie. Rezulton se në mbledhjen e komisionit ishin të pranishëm 12 nga 17 anëtarë, prej të cilëve 6 votuan pro, pesë kundër dhe një nuk ka marrë pjesë në votim. Në fjalën e tij para Kuvendit, kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, ka qenë ndër më të ashprit. "Ne jemi kundër trafikut të armëve dhe liberalizimit apo çdo ndryshimi që e nxit këtë trafik", është shprehur Gjinushi. Sipas tij, ka shumë standarde të BE-së që ne nuk kemi ndërmend t‘i harrojmë kaq shpejt. "Ka vende që kanë liberalizuar edhe hashashin, Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në liberalizime", ka kërkuar Gjinushi. Ai ka nënvizuar faktin se nëse ky liberalizim i tregtisë së armëve do të binte në duart e mafies, kuptohet se sa rrezik do të ishte. "Kryeministri pranon se ka mafie, edhe ministrat ngelën duke bërë akuza e ndërakuza ndaj të gjitha institucioneve kryesore dhe në një vend ku situata është e tillë, aq më tepër situata rajonale, liberalizimet e parakohshme në tregtinë e armëve janë të rrezikshme", ka nënvizuar Gjinushi. Ai insistoi se nuk e shikon defekt që eksport-importi i armëve të mbetet monopol shtetëror dhe të mos jepen licenca private, aq më tepër që ato janë paracaktuar, janë paramenduar dhe, sigurisht, do të ishin një armë e fuqishme në mafien qeveritare. "Nuk do të mbështesnim një liberalizim në këtë pikë, kur ne jemi ende në kohën ku marrim dhe masa emergjence në drejtime të tjera. Pra, ne i ‘kemi fryrë edhe kosit‘, kështu që patjetër ‘do t‘i fryjmë qullit‘. Ky është qulli, trafiku i armëve", ka deklaruar Gjinushi. Deputeti Petro Koçi ka vlerësuar se meqë ligji liberalizon procesin, pra, garanton futjen në lojë edhe të operatorëve privatë në eksport, import, tranzitim armësh apo mjetesh me përdorim të dyfishtë, në këtë aspekt PS-ja ka qenë kundër në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. "Ne mendojmë se kapaciteti dhe fuqia administrative e shtetit aktualisht është e pamjaftueshme për t‘u bërë ballë rreziqeve të shpërdorimit në këtë fushë", është shprehur Koçi. Sipas tij, ngrihen pallate në mes të një qyteti dhe shteti e ka shpesh të pamundur për t‘i ndaluar. "Imagjinoni se çfarë ndodh me tregtinë e armëve, është një fushë shumë delikate, e vështirë për ta kontrolluar", ka insistuar Koçi.