PR, lobing për imazhin e Mediut
Presidenti i nderit të Asamblesë së PR-së, Sabri Godo, dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së Partisë Republikane kanë zhvilluar këto dy ditë takime me Asambletë Rajonale të Partisë Republikane në qendra prefekturash. Temat kryesore të këtyre takimeve të anëtarëve të Kryesisë së Partisë Republikane me anëtarësinë dhe strukturat drejtuese, lokale kanë qenë vendimet e marra nga Kryesia e PR-së. Republikanët kanë informuar mbi takimin e zhvilluar midis përfaqësuesve më të lartë të PR-së me kryetarin e Partisë Demokratike lidhur mbi qëndrimin e përfaqësimit të PR-së me një portofol ministror në qeverinë aktuale deri sa organi i pavarur i Prokurorisë së Përgjithshme të shprehet për tragjedinë e ndodhur.
Sipas një grafiku të përcaktuar në mbledhjen e kryesisë së PR-së, ditën e premte anëtarët e kryesisë morën pjesë në këto takime ku u informuan mbi vendimet e marra. Sabri Godo i shoqëruar edhe nga anëtarë të kryesisë zhvilloi takime në Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, ku mori mbështetje për vendimet e marra nga kryesia e PR-së dhe një mbështetje të veçantë nga degët lokale të saj, dhanë për kryetarin e PR-së, Fatmir Mediun.
SSSASS