E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dublin nis maratona e bisedimeve me BE e FMN

Irlandezet ngulmojne ne mosrritjen e takses se korporatave

Nje numer ekspertesh germuan ne librat e borxheve te bankave irlandeze e nderkohe qe puna e tyre vazhdon ceshtja eshte se nese Irlanda do te pranoje nje ndihme nderkombetare per problemet e saj financiare nen cfare kushtesh do ta beje nje gje te tille

Ne linjen e zjarrit ka qene taksa e ulet per biznesin qe sipas qeverise ka ndihmuar ne ndjelljen e 1000 shumekombesheve nderkombetare ne Irlande gjate dhjetevjecarit te fundit. Por kjo takse mund te shtohet si pasoje e vendosjes se kushteve nga ana BE-se dhe FMN-se qe jane edhe ndihmeset e mundshme te situates irlandeze. Ceshtja e Irlandes eshte kapitulli i fundit i drames financiare te Europes e cila u shperfaq ne fillim te ketij viti me krizen e rende te Greqise prag-falimentimin e saj dhe ndihmen financiare prej 110 miliarde eurosh qe ky vend mori nga BE-ja dhe FMN-ja. Ka zyrtare qe jane te mendimit se bisedimet e nisura ne Dublin mund te zgjasin deri ne dhjetor. Qeveria e cila ndodhet ne veshtiresi dhe presion te madh edhe politik brenda vendit beri dje te ditur se ka nje plan per te reduktuar 4.5 miliarde euro nga shkurtimet e buxhetit dhe vendosja e taksave te reja vitin e ardhshem por nderkohe ne keto veprime nuk do te perfshihet shkalla e takses se korporatave qe eshte ne kete vend nder me te uletat ne Europe. Zyrtare te ndryshem ne Gjermani France Britani dhe Austri argumentojne se Irlanda duhet qe te pergatitet te rrise edhe kete takse shume delikate ne menyre qe te paguaje borxhet e saj. Sipas tyre nuk do te ishte e drejte qe vendi te merrte ndihme nga partneret evropiane nderkohe qe te vazhdonte me te njejten politike taksash qe nxit konkurrencen e pandershme. Irlanda nderkohe mbron idene se politika e taksave te uleta eshte thelbesore per te mbajtur vendin ne nje nivel te pelqyeshem ne lidhje me investimet e huaja te cilat e kane rritur ndjeshem punesimin dhe ekonomine e vendit gjate viteve te fundit duke e bere nje nder vendet me rritjen me te madhe ekonomike ne bote.

Nese qeveria do te heqe dore nga kjo takse mund te jete per te nje denim me vdekje. Gjate ketyre javeve te fundit kur eshte rritur shume edhe tensioni dhe paqartesia per te ardhmen e vendit besimi qe irlandezet kane tek qeveria ka rene ne 11. Jashte Irlandes jane te shumte ata specialiste dhe analiste qe kerkojne rritjen e kesaj takse nga ana e qeverise irlandeze. Nderkohe lobistet e biznesit deklarojne se per ekonomine e vendit dhe per ardhmerine e tij rritja e takses korporative do te ishte nje cmenduri. Kjo do te thoshte qe edhe ato perspektiva qe ende ekzistojne ne punesim dhe ekonomi te mbylleshin. Si pasoje irlandezet do te detyroheshin serish te linin ishullin e tyre per te emigruar ne vende te tjera per shkak te rritjes se papunesise. Rritja e kesaj takse do te thote edhe ulje te te ardhurave per shtetin dhe zhvendosje te vendeve te punes dhe te investimeve te huaja ne vendet e tjera te Bashkimit Europian ose jashte tij. Nje veprim i tille do te binte ne kundershtim me interesat irlandeze dhe madje edhe me vete interesat e Bashkimit Europian.

Nderkohe pakenaqesia dhe mosbesimi i njerezve eshte rritur dukshem dhe irlandezet shprehen mosbesues se qeveria ne mesin e krizes qe u shkaktua nga lakmia dhe lojerat e rrezikshme te bankiereve te pasur ka shpetuar me parate e njerezve keto banka dhe vazhdon qe te mbroje shumekombeshet e pasura si Microsoft dhe Google.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›