TANI, të gjithë duhet t‘i jemi mirënjohës
Më 15 Maj 2001, një grup gazetarësh dhe kameramanësh pranuam ftesën e Dritan Hoxhës për të punuar në televizionin e tij. Deri atëherë, Tanin e njihnim fare pak dhe dinim që ishte pronari i "Top Albania Radio"-s, radios që kishte nisur një ekspansion të madh, duke u bërë radioja e vetme që dëgjohej në makina e lokale. Ne pranuan të punonim për televizionin e Tanit, edhe pse ai atëherë nuk kishte as emër, as studio e as antena. Asgjë, veç ca mjediseve të mbushura me merimanga në QNK, ku punonin punëtorët e ndërtimit. Por "Top Channel" ama ishte ndërtuar tjetër kund, me të gjithë përmasat dhe madhështinë që ne të gjithë e shikojmë sot. "Top Channel" ishte ndërtuar më parë në mendjen e Tanit, dhe ai na kishte ftuar neve, e pas nesh, qindra të tjerë, për ta materializuar atë. "Unë e shikoj pikën ku dua të arrij, hajdeni të shkojmë bashkë". Kështu na tha një ditë, teksa tregonte me gisht lart, duke biseduar me ne në mjediset tërë llaç. Ne atëherë as e dinim dhe as e mendonim se çfarë shikonte Tani atje lart, ndërsa tani ne e shikojmë dhe e prekim atë që ai kishte parë përpara se të ndërtohej.
Por, ndërsa ne e pamë dhe e prekëm objektivin e tij, ai vetë nuk arriti ta prekë kurrë dhe nuk do ta prekte edhe sikur të jetonte njëqind vjet. Pasi objektivi i Tanit largohej po aq shumë sa ai i afrohej atij. Ai ishte një njeri ambicioz, që pasi arrinte një objektiv nuk gëzohej, sepse ndërkohë kishte përcaktuar objektivin tjetër, drejt të cilit rendte më me shpejtësi. Ai punonte me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe kërkonte ta ndiqnin të tërë. Ai nisi vrapin e tij në maj të vitit 2001 me vetëm 15 njerëz dhe rrugës skuadra e tij u shtua e u shtua, pa ndaluar asnjë çast. Egoja e tij pa fre, për të bërë gjithçka shumë mirë e shumë shpejt, shpesh bëhej e pasuportueshme nga ne që punuam me të. Por ne vazhdonim të punonim, sepse e dinim se kur ai niste diçka për ta bërë brenda një muaji, do ta përfundonte brenda dhjetë ditësh. Për shkak të këtij agresiviteti në ambicie, mes nesh qarkullonte edhe një proverb, sipas të cilit, Tani kërkon që një gjë të bëhet shumë mirë, as nesër e as sot, por të ishte bërë që dje.
Me nismën e tij morën jetë, njëri pas tjetrit, të gjithë programet dhe sipërmarrjet e tjera që sot përbëjnë atë që quhet "Top Media". Një njohës i përkryer i teknologjisë, ai asistoi montimin e "Top Channel" nga kabulli i parë e deri te transmetuesi satelitor. Vërejtjet dhe sugjerimet e tij pafund kanë gjurmë në çdo spot, logo e strishë që ka dalë në ekranin e "Top Channel". Ai shikonte çdo pickim në figurë, çdo gërvishtje të logos në mikrofonin e korrespondentit, jakën e parregulluar të gazetarit në stand up. "O Zot, po këtë ku e kapi", - ankoheshim ne. Dhe kur ne mendonim se pas mesnate edhe ai ishte duke fjetur, një SMS në telefon kujtonte se ora që gjendej në dekorin e studios së lajmeve ishte pesë minuta prapa. Ishte ai që televizionit i dha një fytyrë sociale, që e bëri ekranin e tij dritaren ku të gjithë informoheshin me të vërtetën. Kur "Top"-i ishte ende në shtrirje, banorë të zonave të ndryshme vinin e kërkonin sinjalin. "Vetëm na e sillni se i transportojmë ne antenat me mushka deri në mal, do të paguajmë ne një roje në fshat që t‘i ruajmë", - një grup banorësh nga një komunë e Gramshit kërkonin "Top"-in, sepse u kishin thënë se ai flet edhe për problemet e tyre. Për këtë arsye, "Top"-i u bë Meka e shumë njerëzve të thjeshtë, që kërkonin e kërkojnë ndihmë për problemet e tyre. Çdo ditë dhjetëra njerëz zinin dhe zënë hyrjen e "Top"-it, apo telefonojnë në sekretarinë tonë. Dikë e kanë hequr nga puna, dikujt i kanë zënë oborrin me një ndërtim pa ose me leje, dikush ka fëmijën sëmurë dhe apelon për ndihmë, të tjerë që kërkojnë ndihmë se janë përmbytur nga lumi…
"Top Media" u bë vitrina e parë ku anonçohej fjala e fundit e teknologjisë televizive jo në Shqipëri, por në rajon dhe Evropë. Nuk ka rëndësi sa kushtonte një pajisje, ai e blinte, sepse ajo prodhonte cilësi më të mirë zëri dhe figure. Dhe kjo për Tanin ishte shumë e rëndësishme.
Qindra njerëz, gazetarë, regjisorë, inxhinierë, skenografë e aktorë kanë derdhur talentin e tyre për të bërë "Top Media"-n, por të gjithë ne jemi të sigurt se pa Tanin, pa egon e tij, këmbënguljen dhe vullnetin e tij, "Top"-i nuk do të ishte ky që është, sado para të ishin investuar aty. Ai bëri padyshim epokën e tij në fushën e medias. Ai arriti atë që sot e përfitojnë të gjithë si shërbim, sepse kurrë nuk e pa televizionin si një sipërmarrje të tijën që prodhon vetëm përfitime për të, por si një pasuri të të gjithëve, e mbi të gjitha si pasionin më të madh të jetës së tij.
Të shtunën, të gjithë shqiptarët mbajtën frymën për pak çaste ndërsa Tanit iu dha lamtumira, sepse me paratë e tij ai nuk ndërtoi thjesht një biznes të tij, por një sipërmarrje të madhe, një makineri informimi të pavarur, një mekanizëm gjigant kulture, edukimi dhe argëtimi. Ja pse pas asaj që ndodhi të premten në mëngjes herët, nuk ka rëndësi fare se si dhe pse vdiq Dritan Hoxha. Lajmi është se u nda nga jeta njeriu që i ndryshoi imazhin një vendi, revolucionarizoi teknologjinë, industrinë mediatike, edukoi një mentalitet të ri në shoqëri, duke u bërë simboli i Shqipërisë së nesërme. Ndoshta në të ardhmen e afërt ai do të meritojë t‘i thuhen më shumë se kaq.
Tani punonte natë e ditë dhe mesa duket ai e përmbushi shpejt misionin e tij dhe ndaj iku shpejt nga kjo botë. Por, brenda lëkurës së një biznesmeni të suksesshëm, fshihej gjithashtu një njeri me përmasa të jashtëzakonshme. Ne të gjithë do t‘i kujtojmë njoftimet që ngjiteshin pa pritur në dyert e ndërtesave të "Top Media"-s, përmes të cilave stafi ftohej në festa që jepte Tani. "Jam i kënaqur për punën që keni bërë, jemi të parët, por sfida të reja na presin. S‘dua t‘ju mërzis me fjalime, pini e festoni tani". Dhe si një zot shtëpie i kujdesshëm ai qëndronte deri në mëngjes, duke u shoqëruar me të tërë, gazetarë, teknikë, inxhinierë, montazhierë e shoferë. Janë këto disa nga arsyet për të cilat ne që punuam me Tanin ndjehemi sot thellësisht të trishtuar që ai iku për të mos qenë më. Ndaj, në shenjë lamtumire ne duhet ta falënderojmë Tanin që e ndërtoi "Top"-in, na dha mundësinë të punojmë me të dhe ta sigurojmë gjithashtu se në "Top" shpejtësia nuk do të bjerë.