E Diel, 1 Nëntor 2026

Përrenjas, kreu i Bashkisë fut veten te të pastrehët

Bajazit Karriqi, kryetari i Bashkisë së Përrenjasit

Bajazit Karriqi kërkon kredi të butë. E rrëzon Këshilli Bashkiak.

Kryetari i Bashkisë së Përrenjasit fut veten në programin e të pastrehëve.  Emri i Bajazit Karriqit ishte një ndër 10 të tjerët që kërkuan miratimin nga Këshilli Bashkiak për të përfituar kredi të butë. Mësohet se komisioni i kredisë kishte kaluar emrin e Karriqit si person që i përmbush kushtet për të përfituar nga kjo lehtësi, bashkë me të tjerë punonjës të administratës së Bashkisë. Për këtë arsye, anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak, në mbledhjen e së mërkurës kanë pezulluar pikën e tretë të rendit të ditës, ku bëhet fjalë pikërisht për miratimin e listës së dhënies së kredisë së butë. Të majtët e kanë cilësuar skandaloze listën në të cilën ndodhej edhe emri i kryetarit të Bashkisë, Bajazit Karriqi.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›