Polici: Tahiraj takoi vëllanë e Ilir Xhakjes para vrasjes

Kastriot Gosturani, ish-polic në Shijak
Apeli i Krimeve të Rënda lë në qeli oficerin e arrestuar për mosveprim.
Kastriot Gosturani flet në Gjykatë: Folën normalisht.
Para se të qëllohej për vdekje në Katund Sukth më 13 shtator, kryekomisari i Shijakut, Adem Tahiraj, është përshëndetur miqësisht me Ilir Xhakjen. Pak çaste para se të vritej me pesë plumba nga 38-vjeçari, kryekomisari i Policisë ishte përshëndetur, po miqësisht, edhe me vëllain e Xhakjes, i cili mësohet se është funksionar në komunën Katund i Ri. Të paktën kështu ka pretenduar Kastriot Gosturani, një nga policët e Komisariatit të Shijakut, që shoqëronte kryekomisarin ditën e ngjarjes. Inspektori i Policisë, Kastriot Gosturani, u arrestua një javë pas ngjarjes nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Versioni i dhënë nga Gosturani u paraqit dje përpara një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimete Rënda.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)