E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përroi i Zaranikës, vijon ndërhyrja në shtratin e tij

Shtrati i Perroit te Zaranikes, i cili nder vite eshte amortizuar, është kthyer në një shqetësim për 300 familjet qe jetojne pergjate tij. Por falë një fondi të akorduar prej 450 milion lekesh nga Qeveria shqiptare ky problem pritet të marrë një zgjidhje.
 

Drejtori i Bordit te Kullimit per qarkun e Elbasanit, Kushtrim Aliaj, tha se në 2012 do te levrohet nje fond prej 280 milion lekesh, te cilat do te perdoren per mbylljen e gropave te krijuara nder vite ne argjinaturën e ketij perroi dhe per reabilitimin e shtratit te tij. Edhe pse në verë,nuk është e përshtatshme një ndëryje e tillë, Aliaj tha se kjo bëhet me qëllim për ti parapirë reshjeve të vjeshtës dhe dimrit.
 

Nderhyrja ne Perroit te Zaranikes pritet te minimizoje rrezikun qe kanos cdo vit banoret qe jetojne pergjate ketij perroi ne sezonin e shirave. Sipas autoriteteve të këtij bordi, kjo nderhyrje do te perfundoje ne fund te muajit gusht, ne menyre qe sezoni i shirave ta gjeje te rikonstrukturuar shtratin e Zaranikes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›