Rama reagon në Twitter: S`kam anjë besim te gjyqësori
Kryesocialisti Edi Rama ka lëshuar akuza në adresë të Presidentit Bujar Nishani, pas garancisë që Kreu i Shtetit i dha ambasadorit Arvizu për pavarësi të intitucioneve.
Duke reaguar në rrjetin social twitter,pas njoftimit zyrtar të Presidencëspër takimin, Kreu i selisë rozë tha se “s`mund te promovojë pavaresine e institucioneve nje institucion qe varet nga qeveria, sic eshte Presidenca e Nishanit,nje Ministri si te tjerat!”
Ndërsa Presidenti Nishani siguroi për gjyqtarë të përzgjedhur mbi sistemin e meritës, Rama shkruan se “nuk mund të ketë asnje fije besimi ne cka deklaron Presidenti, pasi s`mund te promovoje gjyqtare te pavarur nje President i varur koke e kembe nga Kryeministri!”
Duke risjellë në vëmendje faktin se shkarkimi i SHISH zuri në befasi SHBA, Rama shkruan se “ s`mund te promovoje as shkelqimin e marredhenieve me SHBA nje President qe perzgjedh drejtorin e SHISH pa asnje konsulte me aleatin e madh!”