E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse Berisha nuk përshëndet ofertën e Albpetrolit?

Pas hapjes së zarfeve të kompanive që dëshirojnë të blejnë Albpetrolin, ka një çmim që shkon pak mbi 1 miliard dollarë dhe një heshtje varri nga kryeministria, e cila gëzohet dhe për 1 milion dollarë. Çfarë po ndodh?

Të gjithë e mbajmë mend Berishën pas çdo privatizimi, përfshi atë të ARMO-s, që del e përshëndet garën dhe i quan ankandet fitore historike. Ofertat e sotme ishin anomalisht të larta dhe duhet ta kishin prekur thellë Berishën në emocionet e tij të papërmbajtura. Por ai nuk po flet, nuk po bën asnjë përshëndetje dhe nuk po gëzohet, edhe pse qeveria ska lek për benzinë. Përkundrazi qeveria duket sikur i ka rënë zia. Fazlliçi që mbështeste Gazprom-in ka dhënë vetëm 50 milionë euro, Bankers ka dhëne 300 milionë dhe është gati tre herë më pak se oferta e klasifikuar e para. A thua nga kjo të jetë mërzitur?

?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›