Përse dhe si na qeverisin?
Ndoj Mhilli
Përkujtimi i 23-vjetorit të rrëzimit te bustit të Stalinit në metropolin e veriut, në Shkodër i ngjan një zije të stërzgjatur, sidomos kur në të marrin pjesë disa politikan të cilët nuk i lidh shumëçka me atë ditë të bardh, e cila po i gjallëronte zemrat e shumë qytetarëve shkodran duke përlajmruar përlinjen një mot të ri për qytetin e qëndresës së madhe. Në të vërtetë, gjithsecili prej nesh duhet të pyes veten se a janë rrëzuar ende reminishencat dhe pasojat e atij regjimit diktatorial, a mos vallë i kemi ende në pushtet bijtë e atyre që qeverisnin dje ?!! Në të vërtet busti u rrëzua, por pasojat dhe mendësia e bustit vazhdon ende të gjakoj ndër ne si një kuçedër përpise, gllabëruese e të ardhmes sonë.
Sot disa politikan të cilët medemek janë përfaqësuesit e këtij komuniteti, e që në të vërtet janë përfaqësues të interesave të tyre ekonomike, politike , korruptive e mafioze, organizuan e mbajtën disa fjalime të çjerrrura, hipokrite, në përvjetorin e rrëzimt të bustit të Stalinit. Të veshur me petkun e demokracisë, duke e përdorur e zhubrosur atë në mënyrën më të turpshme, fatkeqësisht, Ajo dhe ata arrijnë ende ti përdorin “qytetarët” e këtij qyteti sa herë që iu lind nevoja atyre për fushata të reja politike. Është turp që ky qytet vazhdon ende të jetë preh e gënjeshtrës së madhe se me gjasme këta politikan ordiner, në të gjitha kuptimet e pikëpamjet e mundshme intelektuale, janë përfaqësues të demokracisë, të popullit, sepse ata nuk i bashkon asgjë me demokracinë e madje as me popullin, përveçse kur iu duhet për ti përdorur si instrumente të pushtetit të tyre të kalbur e të shfrenuar në semaforin e prostitutës politik.
Tashmë kur po e kundrojnë e kur po çapiten ta kuptojnë zhvlerësimin e figurës së tyre si politikan e si përfaqësues jo të denjë të këtij qyteti, që kurdoherë ishte jo vetëm djepi, por edhe shpirti i së resë, i së bukurës i madhështores, elegancës, sharmit, në një farë mënyre një Paris i vogël i vendit tonë; rreken dhe shpesh ja arrijnë të përdorin vuajtjet e tmerrshme që pësoj ky qytet, ky komunitet gjatë regjimit anadollak të diktatorit Hoxha. Nën petkun e zhelosur të demokracisë Kryetarja e Parlamentit, bija e këtij qyteti, arrin t’i blej e t’i shes me rrenat dhe shtirakandjet e saj, banorët e këtij vendi të moçëm, por që në të vërtet më ngjajnë me atë publikun e marrosur nga truket magjike të një prestigjatori. Një situatë kjo aspak e këndshme e që nuk i ka hije as lezet( nuk i shkon aspak për shtat) një qyteti apo vendi të pasur nga ana kulturore, madje më duket tepër e çuditshme se si këta politikanër arrin ti kalamendin, e ti mashtrojnë sa herë që u lind nevoja. Sëmundje kjo fatkeqësisht pan shqiptare.
Duket sikur Shkodra është Odiseja i rrejtur, i kalamendur, i magjepsur nga bukuria e Nimfafe! Por kush është nimfa që po e kalamend këtë qytet? Përgjigjja merret me mend. Një pyetje tjetër që më ndërmendet është: po sa kohë do ti duhet Shkodrës dhe Shqipërisë të kthehet në Itakë, sa kohë do t’i duhet këtij populli për t’i çilur sytë, sa kohë do t’i duhet të shpëtoj nga Nimfa Kalipso dhe të kthehet pranë Penelopës së bukur, pra të klojë nga shthurja totale, nga thyerja e kurorës, pra tradhtia, tek kurora, tek rregulli dhe ndershmëria??!!! Pyetja është e vështirë dhe përgjigjja duket se do të jetë e ligsht. Duke parë heshtjen dhe nënshtrimin e këtij qyteti, të këtij vendi, të këtyre pseudointelektualve të Tiranës dhe të mbar kombit tonë të cilët janë shitur dhe blerë nga kurvicka politikë sa herë që atyre ua ka lypur nevoja. Sipas të gjitha gjasave duket se dhe e ardhmja do të jetë siç është e sotmja, fatkeqësisht, dhe uroj të jem i gabuar në konkluzionin tim.
Është e pa pranueshme mënyra se si na kanë(në të vërtet uzurpuar) qeverisur komunistët e kuq dhe komunistët blu gjatë këtyre 22 viteve demokraci dejure, anarki defakto.
Pamë gjatë këtyre muajve të fundit se si dy heronj Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko dogjën veten para syve të të gjithë shqiptarëve, ky i fundit për mua tashmë martir, uroj i një kohe të re, por çuditërisht dhe siç e kisha parashikuar në një artikull të cilin nuk ma botuan, pa kurrfarë reagimi nga shoqëria civile dhe nga ky popull i gjunjëzuar përpara fatit të tij tragjik. Është e turpshme se si ne shikojmë të na digjen për së gjalli, para syve tanë shtresa e vetme me të cilën ne mund të krenohemi përpara botës, për një periudhë gjysmë shekullore, dhe të mos ketë protesta paqësore dhe jo paqësore. Ky popull nuk meriton të quhet i tillë, ai meriton në kuptimin e plot të fjalës të quhet turmë, zulu dhe Zululand. Këta biçimë politikanësh duke uzurpuar pushtetin, ekonomin, dhe çdo fushë të jetës sociale dhe politike, me anë të formulës së moçme dhe të re: “përçaj dhe sundo” arrijnë ta mbajnë peng për 22 vite këtë popull të vuajtur dhe mjeran , e sidomos injorant. Formulë e cila ka gjetur vend e është gdhendur në psikikën e këtij polemi qysh në kohërat më të moçme, me Iirët, e deri në ditët e sotme siç vëren me të drejt Anton Pashku tek romani “OH”.
Gjë që e vënë në dukje edhe Kadare dhe Camaj në veprat e tyre. Pasthirrma britmë e Pashkut është dhimbja që na ka shkaktuar ndër shekuj ajo formulë e cila ia ka dalur mbanë ta kalamend, ta tkurrë e gati ta ç’farosë kombin tonë. Kjo sëmundje e trashëguar më frikëson dhe më shumë, kur çapitem të kuptoj se populli jonë është bërë kurdoherë preh e përçarjes dhe e sundimit despotik, i cili duket se na është bërë pjesë e psikes dhe e nënvetëdijes sonë. Një fakt ky i dhimbshëm, por mendoj unë mjaft i vërtetë. Kështu ja dolën të na pushtojnë e qeverisin të huajt,(Romakët, Serbët, Osmanë) me të njëjtat mjete na uzurpuan e qeverisën këta, pra të tanët, të cilët nuk kanë asgjë shqiptare përveç karriges së pushtetit të tyre të mykur. Duke na ndarë në komunist dhe ballist apo antikomunist; demokrat dhe socialist, përndjekës dhe të përndjekur, pra duke na përçarë ia ka ndalur mbanë të na qeverisin, përndjeksit e djeshëm.
Para disa ditësh, përkatësisht me nëntë janar ky qytet përkujtoj ngjarjen e hidhur të nëntë janarit të 2004-ës, ku në mes të detit Adriatik në gomonet e vdekjes humbën jetën rreth 30-të të rinj të këtij qyteti si pasojë e një krimi politik. Ishte qeverisja Nano e cila shkaktoj një fatkeqësi me përmasa të jashtëzakonshme, e që la pasoja ekonomike, e çka është më e rëndësishmja, psikologjike tek familjarët e tyre. I lan të mbyteshin në det të hapur, madje disave ju zhdukën edhe trupat duke shkelur e përbaltur çdo tradit të moçme e të lashtë të popujve ndër shekuj, pra përbuzën edhe kujtimin e tyre të fundit, e çka është më e turpshmja nuk denjuan t’ iu lenin një varr përmbi tokën e të parëve, të cilët e patën mbrojtur kurdoherë me gjak, me shpirtin ndër dhëmbë. Pra nuk i lejuan të prehen të qet në banesën e fundit sipas të gjitha rregullave morale. U treguan më të pa shpirt dhe më pak të moralshëm se Akil pelidi ndaj kundërshtarit, ndaj barbarit siç i quanin grekët popujt që nuk flisnin gjuhën e tyre, armikut të tij Hektor, duke shkelur çdo ligj të shkruar dhe të pa shkruar të qenies njerëzore. U përpoqën të përgënjeshtrojnë lajmin të gjitha institucionet shtetërore, por fatmirësisht ishte Top Chenl, i cili jo vetëm dha lajmin e kobshëm i pari, por edhe nxiti institucionet e kapura nga krimi për të ofruar atë pak kontribut në gjetjen e tyre.
Në atë kohë Berisha dhe Topalli derdhnin lot krokodili sa nga njëra familje tek tjetra dhe përbetoheshin me rrëke lotësh të shtirura se do të zbardhnin krimin shtetëror sapo të vinin në pushtet. Po Çfarë bën? e përdorën gjakun e flive të Abrahmit të ri për të korrur vota të reja, për të përfituar pushtet, për të siguruar karrigen e tyre të përgjakura nga bijtë e këtij trualli të lasht. Pra, në të vërtet ata megjithëse erdhën në pushtet nuk bën asgjë për ta zbardhur çështjen në fjalë. Pse ? sepse të dyja palët, pra komunistët e kuq dhe ata blu janë pjesë e të njëjtit klan-krim, ata shpifin, shahen, rrihen në parlament apo çirren nëpër foltore të ndryshme, por në të vërtet janë miq, janë të lidhura me klane të njëjta mafioze dhe kriminale. Pushtetin, lekët që rrëmbehen, zhduken nëpër tendera, ato çka vjedhin i ndajnë në mes tyre duke varfëruar çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë. Për ta ilustruar këtë dua të sjell një rast konkret: në bajpasin, apo unazën e Shkodrës punojnë disa makineri në të cilën shkruhet Sterkaj, siç duket pronë e deputetit dhe biznesmenit Socialist me këtë mbiemër. Pra, shohim se të dyja kahet ndërkomunikojn dhe ndërveprojn në favor të interesave të tyre korruptive. Rasti i më sipërm, kuptohet se është maja apo diçka e pa rëndësishme e ajsbergut që fshihet në detin shqiptar të klaneve qeveritare.
Për të gjetur një punë duhet të jesh militant i njërës parti ose të paguash para në dorë me shuma të majme, për të hapur një biznes duhet të kesh patjetër njohje me njërin prej deputetëve, klaneve mafioze të ngritura prej tyre, ose do të falimentosh si pasoj e konkurrencës së pandershme. Për të fituar një tender duhet të paguash me patjetër ryshfete sekserëve të qeveritarëve, shuma galoponte, rasti i videos Meta-Prifti, ku mungonte edhe Hoxha. Për të gjetur një vend pune ne shpërfytyrohemi bëhemi preh e pushtetit të tyre, madje ua dimë shumë për nderë kur ata na ofrojnë një vend të tillë. Kur ne jemi në punë dhe mirë për vete nuk shohim problemet e të tjerëve, madje armiqësohemi me to. Duke treguar e nxjerrur në pah egoizmin, instinktin e kafshës.
Ja kështu na përdorin politikanët tan duke na konsideruar si gur shahu në fushën e betejave të tyre për pushtet, duke na parë si sende për tu përdorur dhe hedhur tutje. Kështu ja kanë arritur të na përçajnë dhe sundojnë, dikur me spiunë, sot duke na hedhur apo afruara nga një kafshatë nga torta e tyre e helmuar.
Kjo situatë është skllavëruese, negative dhe humbëse si për ata që përfitojnë në kurriz të qytetarëve, si për ata që fitojnë favore, tendera korruptive etj, për faktin se një tolerim i sotëm nga qeveritaret kthehet në një detyrim të nesërm, i cili i skllavëron si përfituesin po ashtu dhe jo përfituesin, si qytetarin e thjeshtë dhe atë biznesmenit me lidhje e njohje prej së larti . Nj렠 katrahurë ku nuk merret vesh se cili është fajtori dhe cili është i pafajshmi, se cili është vrasësi dhe cili është viktima. Kjo përforcohet më fort po të kemi parasysh shprehjen se: çdo popull meriton politikanët që ka. Pyetja që lind është po pse i meritojm ne këta politikan?!!! Ne i meritojm këta politikan për dy arsye: Së pari sepse ne nuk jemi të aftë të reagojm duke i larguar njëherë e përgjithmonë nga arena politike, me votë ose me dhunë, dhe së dyti se ata janë pjellë e kësaj shoqërie e cilina për mendimin tim është tejëzuar deri në dejët, inçet, qelizat më të thella të qenies së saj, nga korruptimi i çfarëdo llojit qoftë ai, i cili tashmë është kthyer në “moral” të shoqërisë sonë.
Sot të gjithë shqiptarët janë sulur turravrap drejt universiteteve publike , apo private duke marrë apo blerë diploma universitare. Pse gjithë ky nxitim? Pse gjithë ky turravrap për ta rrëmbyer kush e kush më parë një diplomë?!!!! Arsyet janë disa, por unë do rrekem të flas për atë që kam guxuar të trajtoj deri më tani në koherencë me tematikën që po shtjelloj, e që është më kryesorja, fatkeqësisht. Shkurtazi: për tu futur në një punë diku në institucionet shtetërore, duke paguar ryshfete për tu bërë pjesë e sistemit të ngritur kriminal si e vetmja zgjidhje për mbi jetesë, por edhe nga një dëshirë e fshehtë dhe absurde e të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e elitës politike si dhe nga mahnija e të pasuruarit shpejt duke pasur si model udhëheqësit e tyre, por edhe nën punësit e tjerë të cilët brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të ngrenë një pasuri gati marramendëse e që ua kalojnë qytetarëve apo udhëheqësve evropian. Pra na del se ne qenkemi shoqëri e infektuar nga viroza gripale që na bën të teshtijmë të gjithëve të majtë e të djathtë, e them këtë se shqiptarët nuk mund të imagjinojnë dikë pa parti,dhe pa bindje partiake. Një sëmundje tjetër e përçarjes sonë të madhe, e që quhet korrupsion. Tashmë duket qartë se individi dhe shoqëria është bërë preh dhe pjesë e të njëjtit rreth vicioz, tashmë faji nuk është jetim, por i prindëzuar, fajtori është sistemi dhe shoqëria, në të cilën për mirë apo për keq kemi kontribuar në ngritjen e sajë, apo më mirë të themi të të dyjave.
Nëse qytetarët nuk kanë fuqi blerëse kush do jua blej produktet të “nderuar” biznesmen???!!!! Nëse populli nuk ka fuqi për të paguar taksat ku do ti merrini lekët për të investuar e për të ndërtuar buxhete të “nderuar” politikanër???!!!!! Të parët, pra biznesmenët do të falimentojnë ose do shkojnë drejt grahmave të fundit në rastin më të mirë, të dytët, pra politikanët do humbin dhe këta bizneset,si dhe ndikimet e tyre në, rastin më të keq populli do revoltohet dhe mund tua zhduk fytyrën nga faqja e dheut(rast ky jo për shqiptarët injorant, të nënshtruar e të dhunuar përgjatë shekujve) e në rastin më të mirë do humbasin pushtetin një herë e përgjithmonë (rast ky jo për shqiptarët e gjumashizuar). Politikanët tan dhe jo vetëm, kanë nevojë të shkruajnë mbi derën e shtëpisë së tyre dhe mbi portën e çdo institucioni ku shk’let këmba e tyre hajdute thënien e kahmotshme të Ciceronit: “nuk mund ta imagjinoj vjedhjen, përvetësimin e gjësë publike”. E cila t’iu përkujtoj sadopak fajin dhe mëkatin e tyre të përditshëm. Kjo sjellje hajdutërie e politikanëve në shkallë botërore qoj dhe drejt kësaj krize ekonomike që po përjetojmë në shkallë globale.
Po pse kaç injorant çenkërkan këta politikanër që nuk e kuptojnë këtë gjë??!!! Po kaq injorant duket se janë edhe qytetarët të cilët nuk e kuptoj, nuk e rrokin, e aq më keq kur e kuptojnë dhe nuk reagojnë.! Më duhet të përkujtoj thënien e filozofi të madh grek, Aristotelit: “se puna e nisur keq nuk ka gjasa të përfundojë mirë”. Kjo ndoshta edhe për shkak të së ashtëquajturës drejtësi Hyjnore, apo natyrore, quajeni si të doni. Por prapë nga kjo situatë del më i dëmtuar dhe i sakatuar qytetari i thjeshtë. Për të pasur një shteg shpëtimi ai duhet të jetë i angazhuar, duhet të jetë i aftë të mbroj të drejtat e tij kur do herë dhe me çfarëdolloj mjeti e çmimi, paqësor apo të dhunshëm, dhe për këtë duhet dritësimi i intelektualëve. Ata që nuk janë të gatshëm ta mbrojnë dhe të luftojnë pëë lirin e tyre me çdo çmim nuk e meritojnë atë. Ne duket se na mungojnë ata, ose janë blerë nga pushteti si prostituta semafori. Qytetarët e thjeshtë të udhëhequr nga intelektualët,të cilët kanë mundësuar ndriçimin e rrugës dhe të mendjes ia kanë dalë ta sjellin botën ne në këto ditë sigurisht më të mira se dikur, kanë arritur ta përmirësojnë atë dhe ta ndryshojnë, dhe jo politikanët, sepse uni është = me diktatorin. E gjej me vend të përmend se Kristofor Kolombi duke biseduar me mbretin e Spanjës e thërret këtë të fundit pran dritares dhe i thotë: e shikon Seviljen? Këtë e kanë ndërtuar njerëz si unë e jo si ti. Pra, ketë vend me mërin Shqipëri duhet ta ndërtojnë intelektualët dhe mendësia e tyre dhe jo ata, politikanët e udhëhequr nga egoizmi për para dhe pushtet.
Këtu mungon dhe e kemi të vdekur indin e reagimit qytetar, shoqëria civile ka rënë në grahmat e kapjes nga pushteti, pra kemi mungesë të një qytetarie evropiane ku dhe medemek pretendojmë të shkojmë.
Këtë lojë të trishtë të qeveritarëve të këtij vendi në kurriz të popullit të tyre e pat hulumtuar e rrokur mjaft mirë, më herët se askush Fishta dhe Konica, dy intelektual race, megjithëse ky i fundit duke parë e njohur mirë situatën e pandryshueshme dhe të pa shpresë për këtë popull të zhytur në injorancë dhe në vorfni, diku diku u detyrua të bëhet pjesë e këtij sistemi, ndoshta dhe në mënyrë ta pa vetëdijshme, por mendoj edhe si pasoj e sistemit të ngritur i cili të gllabëron si deti i dallgëzuar, pa e kuptuar gjithsecilin prej nesh. E njëjta gjë ndoll me ne edhe pas dekadave të tëra. Ne jemi po në të njëjtat kushte parashikim që e pat bërë në mënyrë orfeike Konica i madh : “në vemi kështu siç kemi vajtur edhe 100 vite kështu do të jemi”apo: “nëse ka kush qe do t’i bejë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët”, shprehje tashmë të njohura këto për shumë kënd. Jemi kthyer në preh të pushtetit, në lojën e miut dhe të maces, në një situatë të turpshme dhe të pa pranueshme. Andaj detyra që del përpara çdo intelektuali të ndershëm është zgjimi i zërit të qytetarit shqiptar, i cili duhet të bëhet i ndërgjegjshëm dhe ta rrokë situatën në mënyrë intelektuale duke u përpjekur që të gjithë së bashku të gjemë zgjidhje të reja. Të njëjtën gjë rrokë, dhe e shikon me shqetësim Migjeni në vitet 30-të. Sikurse Zhan Polsarti edhe Migjini kërkon angazhimin e shoqërisë e të individit, përballë të keqes dhe marrëdhënieve shoqërore. Kjo duket qartë në një shkrim që poeti bën në gazetën “Drita”: “shqiptarët janë mekur përballë dogmave,zakoneve fetare, përballë klerit dhe detyra e çdo intelektuali është ta përmirësojë këtë situatë”.
Ne duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për zgjidhje të reja, shtegu i vetëm i shpëtimit tonë sepse nuk do të jetë shumë e largët, madje mendoj se brenda këtyre dy viteve do të gjendemi në situatën në të cilën ndodhet sot Greqia.
Me të drejt Fishta i madh pat thanë: “u ba shqipnija e tash duhen ba shqiptart”, ai e pat hetuar mirë këtë gjendje të shoqërisë sonë dhe jo pa ironi, sarkazëm dhe revolt te poezia “Metamorfoza”, ai shkon deri në mohimin e atdhesisë së tij. Sot pas 1oo viteve është e dhimbshme, e turpshme, fatkeqe, kur shohim se thënia e tij është ende aktuale.
Pra, mbërritëm në konkluzionin se ne kemi mbetur në mendësi po ata që ishim këtu e dekada përpara, përderisa gjendemi në të njëjtat kushte, ekonomike, politike dhe sociale.
Rritja e çmimeve në mënyrë galoponte, rritja e borxhit publik, rritja e papunësisë në mënyrë të shfrenuar, ka quar në rritjen e numrit të vrasjeve, në rritjen e dhunës dhe të krimit brenda familjes. Pra, dhe brenda familjeve tona ia dalin mbanë të ndikojnë, të na konfliktojn e copëtojnë jo pak por shumë, madje kohët e fundit këto konflikte që vijnë si rezultat i problemeve ekonomike dhe sociale, shkojnë deri në vrasie brenda familjes. Ne nuk duhet të vritemi me njëri-tjetrin as të vetëvritemi, ne nuk duhet të zihemi me gruan, fëmijët , miqtë , fqinjët, ne nuk duhet ti vrasim ata, por politikanët tan, ne duhet të vrasim veset tona si shoqëri, ne nuk duhet të këpusim dorën si shtyse në mëkat, por të zhdukim veset. Kjo është situata në të cilën gjendemi. Ne duhet të reagojmë dhe të kërkojmë zgjidhjet. Fatëkeqësija më e madhe që ka patur ndonjëherë kombi ynë është mungesa e opozitës dhe e opozitarizmit. Mungesa e sajë na ka çapitur e zhagosur, na ka hedhur puer (zhag ) për kohë jo të shkurtra. Sot ose kurrë ne si shoqëri duhet të ngremë institucionet e ligjit dhe të drejtësisë sociale e politike, dhe çka është më e rëndësishmja atë të opozitarizmit.
E vetmia zgjidhje është që ne të jemi të bashkuar, vullnetmirë dhe të vendosur për t'i dhënë fund një katrahure të tillë të shkaktuar nga kjo elitë politike, e cila së fundi na pengoj edhe dhënien e statusit kandidat nga BE. Po pse e penguan një të mirë të tillë të bërë dhuratë nga santaklausi evropian më pragun e “100 Vjetorit” të madh të lindjes së kombit tonë, politikanët?!!! Arsyet janë sipas meje dy: së pari, opozita i frikësohej dhënies së statusit kandidat nga BE, për faktin se ajo do të humbiste votues në mënyrë hipotetike në zgjedhjet e qershorit. Në të vërtet, si pasoj e injorancës popullore do të humbiste votues. Së dyti, pozita duke ja ndjerë erën tkurrjes së saj, humbjes së mundshme, donte të rrëmbente një mandat deputeti, duke rritur numrin e votuesve në mënyrë fiktive në Kukës. Në këtë mënyrë pozita dhe opozita u lidhën ny në një pikë të pa zgjidhshme, duke mos i hapur rrugë votimit të tre ligjeve në parlament. Kujt i takonte të tërhiqej më shumë??!!! Në një vend normal dhe demokratik do të kishte hapur rrugë pozita, pra qeveria. Rrjellimisht del se kush ka më shumë peshë të fajit, pozita apo opozita. Nga kjo që thamë më lart na del se ata për interesa të vogla humbën një shans të madh, një të ardhme më të mirë për shqiptarët, duke vendosur para çdo gjëje karrigen e pushtetit të tyre. Duke hedhur shtëllunga tymi sa nga njëra palë tek tjetra ata ja arritën të na përçajnë, pra të na dëmtojnë. Ja sa ju vlerësojnë qytetar të dashur, politikanët tan, ja sa e duan ata vendin e tyre.
Një Spartak me disa gladiator dhe skllevër arriti të lëkundë Romën e madhe, ne nuk duhet të nënshtrohemi, nuk duhet më të kemi frikë, ne duhet t’iu japim një të ardhme më të mirë brezave që do të vijnë, por kjo mëvaret nga ne, nga ajo që ne do të ndërtojmë për fëmijët tanë, sot. E sotmja ndërton dhe kushtëzon të ardhmen. Sot është koha më e volitshme, për shkak të rrethanave politike dhe sidomos ekonomike të bashkohemi të gjithë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të paqët, më të begatët, ku sundon drejtësia dhe ligji, duke u revoltuar dhe duke hequr njëherë e përgjithmonë këtë elitë politike të ashtuquajtur të djathtë dhe të majtë e cila është shndërruar në një shushunjë gjakpirëse për qytetarët shqiptarë, të cilës do bindje politike qofshin ato. Sot është koha për angazhim në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë, më të begatë, nëse e humbasim këtë moment historia dhe brezat do të na dënojnë, e ardhmja do të jetë si e sotmja. Përçarja duhet hedhur tutje, vendin e saj duhet ta zërë bashkimi dhe angazhimi për një të ardhme më të mirë.