Perse jeni gjithmone te lodhur
Ndiheni te dobet pa energji dhe gjalleri Ndoshta shprehite tuaja ditore nuk kane ndryshuar por serish ju nuk arrini te kuptoni se cilat jane shkaqet e kesaj lodhjeje kronike. Zbulojini me poshte.
Mosfjetja mjaftueshemKjo gje mund te kete efekte negative mbi perqendrimin dhe punen. Nje person i rritur duhet te fleje 7-8 ore cdo nate. Nuk ju ze gjumi Perpiquni te beni nje jete sa me te rregullt. Mos darkoni ne oret e vona te darkes mos mbani kompjutere e celulare ne krevat. Nese problemi vazhdon edhe pasi keni ndjekur keto rregulla atehere konsultoheni me nje doktor ka gjasa qe te keni crregullime me gjumin.
Gerhitja ne gjumeNdoshta oret e gjumit jane te mjaftueshme por gerhitja gjate nates mund te kete efekte negative. Behet fjale per nje shqetesim ne frymemarrje gjate gjumit e karakterizuar nga zhurma te padurueshme dhe mbytje. Detyroheni te zgjoheni here pas here nga mungesa e ajrit. Fenomeni zgjat pak sekonda por perseritet shume here gjate nates duke shkaktuar stres te madh. Cduhet bere Ne rast mbipeshe duhet medoemos te dobesoheni te mos pini duhan dhe te flini me nje pajisje te vecante.
Marrja e nje sasie te vogel kalorishAshtu si ngrenia e paket qe nuk iu jep mjaftueshem energji edhe konsumimi i ushqimeve te gabuara mund te jete nje burim problemesh. Zgjidhja eshte te ndiqni nje diete te ekuilibruar qe iu ndihmon te mbani gjate nje doze te caktuar sheqernash dhe te parashikoje humbjet. Eumlshte shume e rendesishme te hani mengjesin. Perpiquni te perfshini proteina dhe karbohidrate ne cdo vakt.
AnemiaPer femrat ky eshte nje nga shkaqet kryesore te lodhjes. Humbja e gjakut gjate ciklit menstrual mund te shkaktoje mungese te hekurit. Rruazat e kuqe te gjakut jane shume te rendesishme sepse cojne oksigjenin ne inde dhe organe. Nese keni mungese hekuri atehere ndiqni nje diete te pasur me mish pa dhjame shume i ushqyeshem eshte mishi i kalit melci aragosta fasulet.
DepresioniDepresioni eshte crregullim i humorit por nuk ndikon vetem ne gjendjen shpirterore shqetesimi shfaqet edhe me simptoma fizike. Lodhje dhembje koke mungese oreksi crregullim te gjumit keto jane vetem disa nga shenjat me te zakonshme. Nese ndiheni te lodhur dhe poshte me moralin prej disa javesh duhet te konsultoheni me nje doktor. Zgjidhja do te ishte psikoterapia e shoqeruar me pirjen e disa ilaceve qetesuese te dhena nga nje specialist i mire.
Shume kafeineJu duket absurde nje gje e tille Nuk eshte aspak keshtu. Eumlshte e vertete qe kafeina te nxit te vraposh duke rritur perqendrimin. Por kur eshte ne sasi te tepruar rrezikon te rrise presionin e gjakut dhe nervozizmin. Keshtu ne fund shkakton lodhje fizike dhe mendore. Cila do te ishte zgjidhja Pakesimi i konsumimit te cajit kafese cokollatave pijeve me gaz qe permbajne kafeine.
Infeksionet urinareShfaqen me dhembje dhe ndiejne nevoje te urinojne shpesh megjithate jo gjithmone shfaqet me shenja kaq te dukshme ndonjehere shenja e vetme eshte lodhja. Dyshimi hiqet duke bere nje analize qe mund te konfirmoje me shpejtesi nese keni nje infeksion. Zgjidhja e vetme jane antibiotiket.
DiabetiKjo semundje e ndalon organizmin te perdore ne menyre korrekte energjine qe vjen nga marrja e ushqimeve. Ne organizem mbetet ne qarkullin shume glukoze gje qe duhet te kthehet ne burim energjie. Si pasoje diabetiket ndiejne lodhje. Diabeti luftohet duke ndryshuar stilin e jeteses duke ndjekur nje diete te shendetshme duke bere ushtrime fizike duke nisur nje terapi me insuline dhe ilace.
Problemet kardiakeNe kete rast lodhja eshte e pranishme gjate gjithe dites. Personi perton te levize te hedhe kembet apo te kryeje ndonje veprim tjeter. Kjo mund te jete shenje qe zemra juaj ka nje problem. Ne kete rast duhet te konsultoheni menjehere me mjekun. Ndoshta mund te jete e nevojshme te ndryshoni menyren e jeteses te ndiqni nje terapi farmakologjike dhe te beni kontrolle te vazhdueshme.
Ne rast se lodhja nuk lidhet me asnje nga keto shkaqe zgjidhja mund te jete shume e thjeshte beni sa me shume ushtrime fizike. Disa studime thone se lodhja luftohet edhe me nje energji te dhene nga nje program modest ushtrimesh. Mjaftojne 20 minuta ecje normale ne natyre. Tri here ne jave jane te mjaftueshme per tu ndier me mire.