Përse po shkruaj për Franko Fratinin?
Me rastin e marrjes së titullit “Qytetar nderi i Tiranës”!
Diplomacia ka një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimet politike botërore, rajonale dhe lokale. Diplomacia e mirë i ka sjellë botës zhvillim dhe përparim në të gjitha planet, komunikim dhe zhvillim ekonomik. Në rastin e cështjes tonë kombëtare dhe politikës sonë të brendshme, diplomacia botërore në vite, krahas momenteve pozitive ka luajtur edhe role të cilat kanë ndikuar për të keq për ceshtjet tona të lidhura me pozicionin tonë gjeopolitik, kujto 1913 e më pas. Mbas rënies së "Perdes së hekurt" dhe demokratizimit të vendit diplomacia europiane dhe ajo euroatlantike kanë pasë ndikim të fortë në të gjitha zhvillimet tona. Në këtë kontekst roli i individëve, diplomatëve perëndimorë ka qenë vendimtarë për vendimmarrjet që kanë qenë të lidhura me ceshtjet tona shumëplanëshe. Në këtë kontekst ka patur individë, politikanë dhe diplomatë, të cilët e kanë mirëkuptuar dhe respektuar dhe mbështetur politikën për Shqipërinë. Një prej diplomatëve që pati një rol vendimtarë dhe ndikoi për zhvillimet integruese tonat, siç ishte lëvizja e lirë, ishte Franco Frattini, ministri i jashtëm italian.
Franko Fratini, ministri aktual i qeverisë Berluskoni, pati një rol shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe ka luajtur dhe po lot një rol tejet pozitiv për ceshtjet tona të integrimit në B.E. Ai më të vërtetë përfaqëson diplomacinë e një vendi shumë mik dhe në pamje të parë duket se ka kryer misionin e tij prej diplomati, por përkushtimi i tij personal për çështjet tona të integrimit dhe veçanërisht për lëvizjen e lirë, hyri në historinë e shtetit tonë. Roli i Fratinit shumë dashamirës dhe vendimtarë ndikoi jo vetëm në qarqet diplomatike italiane, por ai pati ndikim gjithashtu edhe tek qarqet europiane për realizimin e këtij projekti me sfond jetik për Shqipërinë. Eksperienca e tij në politikën europiane si komisioner, ja lehtësoi punën që të ndikonte politikisht dhe diplomatikisht për cështjet tona. Krahas Zonjës Fajon dhe një seri europarlamentarësh, Fartini u kthye në avokatin e Shqipërisë. Fratini është një politikan italian që ka lindur në Romë dhe është zgjedhur së fundi deputet në Fruli Venezia Giulia.
Në fakt në periudhën para 90-tës si pasojë e kushteve në politike Europën Lindore dhe "Perdes së hekurt", diplomacia italiane nuk ka qenë shumë aktive për ceshtjet tona. Me fillimin e proceseve demokratike mbas viteve 90-të diplomacia italiane mori një rol aktiv të ri vendimtarë, falë krijimit të raporteve shumë të mira të qeverisë së parë demokratike me shtetin dhe qeveritë Italiane. Në të gjithë procesin tonë të tranzicionit, Italia ka patur dhe vazhdon të ketë një rol shumë të rëndësishëm për proceset demoktratike në Shqipëri. Por duhet shtuar se disa qeveri italiane sic ishin ato të majta, kujto ministrin e jashtëm Dini, nuk kanë qenë kaq aktive në fushën e diplomacisë, si rezulatat i shumë faktorëve objektivë dhe subjektivë dhe politikës problematike në Ballkanin jug-perëndimorë dhe zhvillimeve gjeopolitike në rajon.
Por qeveria Berluskoni ndërtoi një paradigm, koncept tjetër diplomatik, kryesisht mbas vitit 2005, dhe në këtë kontekst Fratini ka një rol të padiskutueshëm. Roli i Fratinit dhe i shumë diplomatëve miq europinë, merr një dimension shumë të rëndësishëm, kur në tregun politik europian ka individ të shkëputur, siç ishte rasti skandaloz i misionarit të qarqeve serbe Dick Marti, e që ka të tillë plot nëpër skutat e politikës europiane. Integrimi i ynë dhe e gjithë çështja shqiptare, ka bërë hapa gjigandë, falë rolit të vendeve demokratike Europiane dhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara, por nuk duhet harruar se përreth nesh ka qarqe dhe grupe të caktuar që nuk ju intereson dhe nuk e duan integrimin tonë dhe sensibilizimin e ceshtjes Shqiptare në përgjithësi.
Natyra e Fratinit, e qetë dhe një politikan shumë logjik e pragmatik, por mbi të gjitha i interesuar për punët tona, ka ndikuar shumë në këto procese jo shumë të thjeshta integruese politike.
Krahas një serie intelektualësh të huaj të interesuar për çështjen tonë në 100-vjeçarin e fundit, dhe politikanësh e diplomatësh të tillë si Kohl, Bush, Klinton, Bler, Ollbrajt, Merkel, Berluskoni, Erdogan etj. në fushën e diplomacisë një rol të padiskutueshëm ka patur dhe vazhdon të ketë edhe ish-ministri i jashtëm i Italisë Franko Fratini. Ai, gjatë misionit të tij diplomatik, ka treguar se është një politikan i zgjuar, kurajoz dhe me talent në fushën diplomatike, duke e vlerësuar maksimalisht proceset tona dhe stabilitetin e ballkanit jug-perëndimorë. Krahas misionit diplomatik të një vendi të fuqishëm siç është Italia, në rastin tonë ndikoi edhe respekti i tij personal për popullin dhe kulturën tonë më të vjetrën në rajonin e Ballkanit.
Fratini është zgjedhur në Dhomën e Deputetëve në zonën elektorale rajonale Friuli-Venezia-Giulia në Prill 2008 duke përfaqësuar koalicioni e "Popullit të lirisë". Është ministër i jashtëm që nga viti 2008. Është lauruar për drejtësi në vitin 1979. Është emëruar prokuror i shtetit italian në vitin 1981. Në vitin 1996 është zgjedhur për herë të parë si deputet i "Forca Italia" në vitin 1996. Ka pasur një seri pozicionesh të rëndësishme në qeveritë italiane. Ka qenë që prej 22 nëntorit 2004 deri 7 maj 2008 nën president i Komisionit europian dhe komisioner për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë
Franko Frattini është autor i një seri artikujsh dhe komentesh botuar në revista prestigjioze italiane për ligjin dhe drejtësinë.
Autori është lektor i psikologjisë së artit në Universitetin "Luigj Gurakuqi"