E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti David Luis Philips: “Shqipëria e madhe - asnjë kërcënim nuk vjen nga ky nocion”

10-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri vuri theksin tek bashkëpunimi dhe ndërtimi i projekteve të përbashkëta shqiptare të cilat në fakt do të jenë dhe rajonale në aspektin e përfitimit të gjerë. Dhe në këtë linjë është edhe David Luis Phillips, organizator i këtij aktiviteti si drejtor i programit për paqen në Institutin e të drejtave të njeriut në universitetin e Kolumbias.
Ai është mbështetës i krijimit të lagjes shqiptare në rajon duke shpjeguar këtë si një nocion që nuk përbën asnjë kërcënim. “Tani nuk jemi më në shekullin e 19-të. Jemi në shekullin e 21-të, ku territori apo kufijtë nuk janë më aq domethënës. Integrimi kombëtar i shqiptarëve, që disa e thërrasin ‘Shqipëria e madhe’, është në fakt një Shqipëri normale, ku shqiptarët të jenë bashkë, të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen dhe të gjejnë rrugë praktike për bashkëpunim. Nuk ka asnjë kërcënim nga ky nocion, pasi ka një rezultat gjerësisht të parashikueshëm të zhvillimeve politike dhe sociale në këtë rajon dhe, siç tha dhe zoti kryeministër: një Shqipëri e fortë dhe udhëheqja shqiptare në këtë territor është në interes të të gjitha shteteve në këtë rajon. Ajo çfarë nënkuptoj kur them fqinjët e Shqipërisë është një territor, ku jetojnë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Greqia dhe Serbia, dhe ky është më shumë se një nocion fizik, është një destinacion ku shqiptarët të ndajnë vlerat e përbashkëta, ëndrrat e përbashkëta. Shqiptarët ashtu si amerikanët janë një popull optimist dhe që shohin nga e ardhmja”, u shpreh organizatori i këtij aktiviteti, David Luis Philips.
Ndërkohë, Heather Conly, përfaqësuesja e Qendrës për studime strategjike ndërkombëtare, theksoi se tashmë është koha që Brukseli dhe Uashingtoni të rinovojnë axhendën e zgjerimit, që të rinovohen energjitë intelektuale dhe angazhimi për shndërrimin e kësaj axhendë në realitet. Është koha thekson ajo që rajoni të përtërijë qëllimin e tij duke u fokusuar në axhendën e reformave.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›