Përsëri sherre me kryqat e Bushatit
Tensionit ekstrem te situates politike ne Shqiperi nga zgjedhjet e 18 shkurtit, iu bashkangjit edhe rrezimi i kryqit ne Bushat, fenomen ky tashme i bere rutine ne kete hapesire ku jetojne te qete besimtare muslimane dhe katolike.
Por ‘’Dikush’’ po kerkon t`ua prishe gjumin duke sharruar kryqe qe lartesohen jo neper kisha ku ato e kane vendin , por ne maje kodrash qe jane hapesira publike ku per te vendosur nje objekt duhet te marresh pa tjeter leje.
E ne kete kohe ushtaret vendosin kryqe aty ku deshirojne ato pa kerkuar leje nga askush. Rrezimi i kryqit te hekurt 6 metra te larte ne komunen e Bushatit u be pre e majme per politiken shqiptare dhe per mediat te cilat e lakuan kete fenomen me kujdes , sepse tensionet per zgjedhjet lokale ishin ne piskun e tyre dhe secila pale po sulmonte me karrigat pa pase meshire per kundershtaret.
Per ato qe i vezhgojne me kujdes ngjarjet politike ne Shqiperi nuk eshte e veshtire te bejne nje analize te sakte per kryqin e rrezuar ne komunen e Bushatit.. Ne planet e qeverise Berisha eshte parashikuar qe kjo kumune te behet bashki ku patjeter edhe fondet do te rriten dhe ai qe do te ulet ne karrigen e pushtetit do te administroje zonen dhe veshtire se do ta shkule kush me nga karrikja qe mund te fitoje . Ka shume mundesi qe edhe kryqi te kete rene viktime e ketij sherri politik , por qe per fat te keq i dha edhe nje te care tjeter bashkjeteses ne mes feve ne kete hapesire dhe me gjere.
Pavaresisht nga opinionet dhe deklarata se ne shkojme mire me njeri- tjetrin dhe jemi shembulli me i mire ne te gjithe hapesiren shqiptare turbullenca te ketilla jane bere te perditshme ne Shqiperi. Nuk perjashtohen edhe ndjenja te tjera revoltuese qe u deklaruan ne mediat lokale me nje egersi qe te shqeteson.
Demokristianet e Ndokes dhe i pa- varuri Zef Hila u bene zoterit e mediave lokale orar pa orar, duke eklipsuar edhe betejen per kryetar bashkie ne Shkoder.Ne momentin kur njera pale duket se e kishte fituar betejen, ne Plezhe rrezohet kryqi dhe ne vend-ngjarje vershojne fshatare dhe gazetare ku njera pale akuzon direkt dhe indirekt muslimanet qe paskan sharruar kryqin , ndersa gazetaret peshkuan me shpejtesi lajmin duke seleksionuar opinionet ne funksion te qendrimit specifik qe mban cdo media ne raste te tilla. U pane qendrime radikale te shoqeruara me opinione radikale kunder muslimaneve, duke u kujtuar edhe pasojat me te cilat do te perballohen duke na kujtuar se ato qe rrezuan kryqin e Bushatit me nje te shtene vrane dy zogj. Më i rëndi ishte acarimi i situates fetare ne kete hapesire, sepse u lakua ideja se kemi te bejme me vazhdimesi aktesh te tilla, qe e kane cuar ne tre numrin e kryqave te sharruar ne Bushat duke e tensionuar edhe me shume situaten fetare ne kete zone.
Flitet se ne Bushat jane 65 perqind katolikë dhe 35 perqind muslimane. Ne nje speciale televizive, u dhane opinione ku u theksua se ne Bushat ka nje harmoni ideale ne mes religjoneve edhe pse tre kandidatet qe konkurruan per karrigen e pushtetit ishin katoloke dhe muslimanet ishin garniture e zgjedhjeve dhe karrigen e pushtetit ka me se nje dekade qe nuk e kane provuar ne kete demokraci ku ne po jetojme pas viteve 1990.
Ne mediat qendrore u dha nje informacion rutine ku u tha se palet nuk akuzojne njera tjetren per kryqin e rrezuar ne Bushat, duke hedhur keshtu idene ne media se ka nje konflik ne mes te paleve qe tashme dihet se kush jane dhe se kesaj rradhe asnjera nuk ngriti doren kunder njera tjetres, por neser nuk i dihet se cfare do te ndodhe ne mes tyre . Po kush te jete valle AI qe i sharron kryqat ne Bushat sa here qe e quan te drejte dhe sa here i duhet qe nje kryq te shtrihet per toke dhe AI te dale i palagur. Jemi te sigurte se po te kishte informacion se eshte musliman do te ishte kerkuar ndihma e CIA dhe e FBI per te gjetur terroristin islamik, ose per ta shpikur ate qe do te pasonte nje gjueti shtrigash per muslimanet ne Shqiperi, edhe pse mbi kokat e muslimaneve po bejne hije kryqat ne Bushat dhe ne hapesira te tjera shqiptare, pa i trazuar askush, por vetem te trazuar ne raste te vecanta nga te zoterit e tyre qe duket se jane vete zot dhe vete shkop..
Shqetesimi rritet kur kemi parasysh se keto shkaterrimtare kryqash shetisin te qete dhe ne nuk po i shohim te dalin para drejtesise, ne nje kohe qe organet shteterore te specializuara kane detyrim ligjor qe te zbardhin ngjarje te tilla qe nuk jane lojra kalamajsh, por kane prapavije dhe pasoja qe askush nuk mund te parashikoje se ku mund te ndalen. Nuk dihet sakte ne se kemi te bejme me paaftesi apo me mungese te qellimshme angazhimi per t,i nxjerre nga hija ne diell ato qe tensionojne situaten fetare ne Shqiperi, te cilen nuk mund ta amortizojne as konferencat kombetare dhe nderkombetare qe behen per te treguar se ne nje hapesire jemi te gjithe te lumtur edhe pse penalizimi per muslimanet po behet me tre turne pa u ndaluar asnje here. Interes paraqet fakti se perdoret i njejti skenar per te rrezuar kryqat ne Bushat. Se pari zbulohet gjoja rastesisht se kryqi qenka rrezuar . Pastaj vijne fshataret katolike dhe bejne lloj lloj deklaratash qe pastaj shoqerohet me ngritjen e kryqit rreth te cilit pozojne fitimtaret qe e vune perseri ne vend duke leshuar mesazhin se askush nuk mund te largoje kryqin nga keto hapesira, sepse ne sundojme dhe bejme ketu ligjin qe sfidon ligjet e shtetit.
Fakti eshte se askush nuk mund ta dije se a moren fund historite e rrezimit te kryqave te Bushatit, sepse askush nuk mund ta dije se cfare planesh kane ato qe planifikojne vendosjen e kryqave dhe rrezimin e tyre; dhe ajo qe paraqet me rrezik eshte se cfare pasojash kane planifikuar pas nje rrezimi tjeter te mundshem te nje kryqi ne komunen e Bushatit, apo ne nje hapesire tjeter , sepse per hir te se vertetes kryqet neper kodra kane nje shtrirje te gjere neper gjithe SHqiperine, fale mbylljes se njerit sy ose e te dy syve nga organet kompetente shqiptare.
Kur ne Plezhe e vendos kryqi ne koder, u tha se ky fshat eshte me perberje absulute katolike dhe ka motiv vendosja e kryqit duke hedhur keshtu ne media hapa per te parcelizuar hapesirat shqiptare sipas perkatesise fetare ,veprime te rrezikshme keto, te cilave nuk u dihet fundi, sepse parcela te tilla eksperimentale nuk jane parcelat e grunit te koperativeve, por jane parcela qe sot nxerrin tym dhe neser mund te ncerrin flake. Rrezimi i kryqit ne Shkjeze duket se eshte hallke e nje zinxhiri te cilit po i shtohen pa pushim hallka te tjera ku lexohen shume qarte akuza dhe penalizime per muslimanet ne Shkoder dhe me gjere.
Kujtojme ketu se ne dhjetorin e kaluar, ne xhamine e Sulltan Fatihut, ne kalane e Shkodres, eshte mbajtur nje meshe katoloke duke dhunuar kete ambjent fetar musliman dhe po keshtu eshte bere arrestimi i imamit te Kirasit se bashku me dy besimtare te nderuar te kesaj xhamie nen motivin se do te pyeten per makinen qe i kane vjedhur myftinise ne Shkoder si qytetare te zakonshen, ne nje kohe qe imami dhe keto besimtare te nderuar nuk mund te penalizohen me aq pakujdesi, gjithmone ne se mund ta quajme pakujdesi nga ana e policies qe i mbajti disa ore ne abjentet e saj.
Kuptohet se rrezimi i kryqit ne komunen e Bushatit nuk eshte i barabarte me rrezimin e nje shtylle telefoni ,sepse ne rastin e rrezimit te kryqit autoret duhen penalizuar ashper per aktin, sepse pasojat nuk mund te jene si ne rastin e rrezimit te shtylles se telefonit, duke pase parasysh se kryqi i rrezuar mund te marre me vehte, kur rrezohet, gjera te paimagjinueshme. Prandaj, qe mos te ndodhin ngjarje te tilla te dyshimta , vemendja nuk duhet perqendruar tek ato qe i sharruan kryqat, por tek ato qe planifikojne vendosjen e tyre dhe tek ato qe mbrojne vendosjen e kryqave ne ambjente jo fetare.
Duke i shikuar keto ngjarje ne kete kend, fajtori kryesor eshte shteti demokratik qe, duke shkelur detyrimet ligjore, u le hapesire ustallareve qe vendosin kryqa neper kodra te tensionojne situaten fetare ne Shqiperi. Sekreti i vetem per te eleminuar sharrimin e kryqave ne Bushat dhe ne hapesirat e tjera shqiptare, eshte heqja e tyre nga ambjentet publike dhe vendosja e tyre ne ambjente fetare ku, eshte ne fakt vendi i vertete i tyre, duke bere keshtu te deshtojne perpjekjet e atyre qe duan t,i perdorin si molle sherri kryqet neper kodra. Dhe mos te harrojme se sherret fetare nuk jane sherret qe mund te ndodhin ne nje ndeshje sportive. Tashme bota i njeh mire se cfare sjellin sherret fetare dhe cili eshte cmimi i vertete i tyre. Ne keto sherre nuk ka fitues , por ka vetem te humbur.