E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e rrezikshme me fene

/ /

NgaBLENDI KAJSIU

Here pas here rishfaqet problemi i fese ne shkollat publike. shte nje problem i stisur sepse ne vendin tone nuk ekziston ndonje perplasjes mes fese dhe shtetit laik aq me pak mes feve te ndryshme. Nuk ekziston ndonje rryme fetare e cila eshte kunder edukimit laik qe ofron shteti. Nuk ekziston as ndonje kerkese nga grupime fetare qe kerkojne ndryshimin e programit mesimor per te futur aty me shume ide fetare sic ndodh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku kundershtohet dhenia e teorise se evolucionit te Darvinit dhe jo historia biblike e krijimit.
Perkundrazi besimtaret shqiptare kerkojne edukimin laik ashtu sic e ofron shteti ndersa shteti me ligjet qe miraton i detyron besimtaret te shkojne drejt edukimit fetar.
Ne keto kushte debati mbi laicitetin e shkolles publike eshte bere sa problematik aq edhe i rrezikshem. Debati eshte problematik pasi ligjet qe prodhon shteti yne bazohen ne nje keqkuptim te thelle te konceptit te laicitetit si nje qendrim anti-fetar apo kunder fese. Laiciteti do te thote ndarje e shtetit nga feja dhe jo lufte e shtetit me fene. Kjo ndarje nenkupton qe nuk ka nje fe zyrtare shteti nuk perkrah apo nuk mbeshtet asnje pikepamje fetare. Por kjo nuk do te thote qe shteti eshte kunder cdo shfaqje fetare ne hapesiren publike.
Perkundrazi ne kuadrin e demokracise liberale laiciteti nenkupton lehtesira te barabarta per te gjitha fete pa perqafuar dhe pa predikuar asnjeren prej tyre. Konkretisht kjo do te thote qe ne hapesiren publike shteti dhe jo individet sikurse thote ligji per arsimin parauniversitar nuk duhet te shfaqe simbole fetare. Pra institucionet shteterore nuk duhet te vendosin simbole fetare ne hapesiren e tyre qofshin keto kryqe ikona apo gjysmehena. Po keshtu shteti si ne programin mesimor ashtu edhe ne politikat arsimore nuk duhet te perqafoje asnje pikepamje fetare. Pra shteti nuk duhet ti detyroje studentet te varin nje kryq ne qafe te rrisin mjekren te vene nje shami ne koke te luten apo te falen.
Ama kjo nuk do te thote qe individed nuk kane te drejte te shfaqin simbole fetare ne hapesiren publike. Perndryshe i bie qe ne hapesiren publike te marrin pjese vetem ata qe nuk besojne. Fatkeqesisht ky eshte koncepti i laicitetit qe mbrohet nga shteti yne. Ne konceptimin zyrtar laiciteti eshte kuptuar si nje hapesire publike ku gjithcka duhet te zhvishet nga dimensioni fetar. Qytetari qe te marre pjese ne hapesiren publike duhet te heqe dore nga besimi i tij apo i saj fetar. I vetmi individ qe mund te marre pjese rehat ne kete hapesire publike pa hequr dore nga asgje eshte individi ateist apo agnostik.
Ketu qendron perversiteti i konceptimit aktual te laicitetit nga zyrtaret tane shteterore. Ky eshte nje konceptim qe laicitetin e kupton si ateizem ose si agnosticizem ne rastin me te mire. Ne keto dy raste laicizmi perkthehet si mosbesim ose dyshim tek ekzistenca e Zotit. Helbete nuk kemi pse te cuditemi pasi vijme nga nje tradite e gjate ateiste. Problemi eshte se vete ateizmi eshte nje koncept fetar. Ai eshte nje fe materialiste qe bazohet tek besimi se Zoti apo cdo transhendence pertej botes aktuale nuk ekziston dicka po aq e paprovueshme sa besimi tek e kunderta.
Prandaj duke i ndaluar besimtaret te shfaqin besimin e tyre ne hapesiren publike shteti yne nuk sillet si nje aktor laik dhe jo-fetar por si nje aktor anti-fetar dhe ateist ose agnostik ne rastin me te mire. Shteti yne e ka kthyer ateizmin ne fene e tij institucionale duke shkelur keshtu parimin themelor te laicizmit sipas te cilit shteti nuk ka fe qofte ky ateizmi apo agnosticizmi. Ndaj referenca qe i behet laicitetit kur ndalohet shkollimi publik i djemve me mjeker i vajzave me shami ne koke apo me kryq ne qafe eshte bere tashme tejet problematik me tonet e tij anti-fetare dhe shpesh anti-islamike.
Ketu qendron edhe rrezikshmeria e argumenti se laiciteti perjashton shfaqjen e fese ne publik. Menyra se si institucionet e arsimit publik kapen vazhdimisht me besimtaret eshte shqetesuese. Ne kushtet kur adoleshentet shqiptare gjithnje e me pak frekuentojne shkollat e mesme gjithnje e me pak mesojne gjithnje e me pak respektojne mesuesit dhe gjithnje e me shume pine klubeve duket sikur shqetesimi kryesor i institucioneve te edukimit publik jane individed qe vene nje shami ne koke apo nje kryq ne qafe edhe pse keta nuk shquhen per sjellje problematike. Perkundrazi ndryshe nga shume bashkemoshatare qe shkojne ne shkolle pothuajse lakuriq ata e duan edukimin laik publik. Ndersa shteti ia mohon kete te drejte duke i cuar me zor drejt shkollave fetare.
Ne kete menyre shteti shqiptar nga njera ane krijon pakenaqesi te komuniteteve fetare e vecanerisht te atij Islam por jo vetem. Nga ana tjeter kjo pakenaqesi shoqerohet me margjinalizimin e besimtareve drejt institucioneve apo hapesirave te edukimit fetar. Keshtu ne vend qe besimtaret te perfshihen ne hapesiren publike ata ne menyre te padrejte perjashtohen prej saj duke krijuar te gjitha premisat per radikalizim. shte nje situate absurde qe nga hici synon te krijoje probleme sociale me komunitetet fetare.
Nje absurditet i tille mund te shpjegohet vetem me faktin se debatet mbi laicitetin shamine mjekren apo kryqin sherbejne per te terhequr vemendjen nga nje sere problemesh reale te arsimit parauniversitar. Keto fillojne nga mungesa skandaloze e financimit cilesia e ulet e mesimdhenies dhe e teksteve e deri tek kapja e arsimit parauniversitar nga partite politike qe pa pike turpi emerojne aty mesuesit. Debati shterpe mbi laicitetin e arsimit publik jo vetem nuk ka lidhje me problematiken e arsimit parauniversitar por sherben per ta mbuluar ate.
Ndaj ky debat me shume se nje diskutimi serioz i ngjan nje loje sa te lodhshme aq edhe te rrezikshme. E lodhshme sepse argumentet qe perdoren ne te jane tashme tejet bajate dhe pa logjike. E rrezikshme sepse disa probleme qe mund te zgjidhen relativisht lehte sic eshte financimi apo kontrolli partiak i shkollave parauniversitare mbulohen duke nxitur konflikte sociale qe po u hapen zor se mbyllen.
Ne keto kushte eshte e domosdoshme qe autoritetet me te larta te qeverise sic eshte ministri i Arsimit apo kryeministri Berisha te nderhyjne qarte dhe me vendosmeri per ti dhene fund persekutimit idiot te besimtareve qe nuk duan gje tjeter vecse te njejtin edukim publik si cdo qytetar tjeter shqiptar. Edhe pse nje nderhyrje e tille do e zhvendose vemendjen tek nje sere problemesh reale te arsimit publik qe nuk fshihen as pas shamise as pas mjekres dhe as pas kryqit. Ne kete menyre qeveria do mund te na deshmoje se perpara interesave te saj te ngushta dhe afatshkurtra vendos interesat e gjera dhe afatgjata te shoqerise.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›