Haiti të mbështetet tek Europa
Nga të gjitha katastrofat që kanë ndodhur në planetin tonë në 2010, tërmeti i Haitit ka lënë plagën më të rëndë për t’u shëruar. Sot, një vit nga tërmeti i dytë më rrënues në historinë e dokumentuar nga njerëzimi, shenjat e katastrofës janë akoma të dukshme. Disa muaj pas tërmetit, rajoni u pasua dhe nga tragjedi të tjera: uragani Tomas, epidemia e kolerës dhe më së fundmi, kriza politike.
Këto tragjedi kanë goditur një vend nga më të varfrit e hemisferës perëndimore, një vend ku shumica e popullsisë varet nga ndihmat e huaja për të mbijetuar, me një sistem shëndetësor të pamjaftueshëm, një rrjet rrugor joadekuat dhe i spikatur prej kohësh nga një qeverisje e dobët. Gjendja humanitare, e vështirë dhe para tërmetit, është përkeqësuar akoma më shumë pas tij. Si rrjedhojë e gjithë këtyre faktorëve, ndihmave ndërkombëtare ju është dashur të kapërcejnë probleme të shumta me renditje logjistike, infrastrukturore, sociale dhe politike. Megjithatë, ndryshe nga katastrofat e tjera të karakterizuara nga probleme të ngjashme, në Haiti gjendja nga pasojat e tërmetit ka rezultuar mjaft komplekse:një kryeqytet i rrafshuar, infrastruktura të shkatërruara, humbje masive të personelit, burimet dhe strukturat të shkaktuara nga qeveria dhe nga agjencitë humanitare në vend. Tensionet aktuale civile e politike ngjallin shqetësim të thellë sepse rrezikojnë të përkeqësojnë gjendjen, duke penguar ndihmat humanitare të Bashkimit Evropian të arrijnë tek popullsia që ka nevojë duke e bërë kështu më kompleks procesin e rindërtimit. Nxisim në këtë mënyrë autoritetet haitiane që të rivendosin qetësinë në vend dhe të ngrenë shpejt në këmbë një qeveri të njohur dhe më efikase. Qeveria e re duhet të jetë në gjendje të veprojë me efikasitet dhe në përputhje me ligjin, duke rindërtuar e garantuar një planifikim dinamik që duhet të dijë të zgjidhë problemet themelore që e kanë bërë kaq të cenueshme popullsinë haitiane.
Premtime të mbajtura
Bashkimi evropian e ka mbështetur popullsinë haitiane që më përpara janarit 2010. Kur tërmeti shkatërroi vendin, BE-ja ndërhyri duke i dhënë asistencë në ditët e mëtejshme pas fatkeqësisë duke punuar e zhvilluar një qasje strategjike afatgjatë në bashkëpunim të ngushtë me dhuruesit e tjerë. Kjo linje veprimi na ka ndihmuar të mbajmë premtimin fillestar. Në Konferencën Ndërkombëtare të donatorëve të marsit të kaluar, BE-ja (Komisioni dhe Vendet anëtare) është angazhuar të ofrojë bashkarisht për tre vitet e ardhshme 1.2 miliardë euro në mbështetje të veprimeve të koordinuara të ndihmës dhe rindërtimit. Rreth 600 milionë euro tashmë janë përdorur në ndërhyrjet në terren dhe kanë shërbyer për të garantuar mbijetesën e popullsisë haitiane: furnizimi me artikuj ushqimorë, strehimet, ndihma mjekësore, ndreqja e rrugëve dhe shkollave dhe mbështetja e institucioneve financiare me qëllim sigurimin e rezervave të shërbimeve shoqërore bazë. Ndihmat e BE-së kanë parandaluar kolapsin e shtetit.
Të ndihmosh ata që kanë më shumë nevojë
BE-ja ka reaguar duke ndjekur një sërë ambiciesh nga të cilat do të frymëzohet veprimi në të ardhmen. Në fazën emergjente, BE-ja ka siguruar ndihmën shëndetësore dhe sigurimin e strehimit, ujë e ushqim, duke koordinuar personelin e tij dhe duke bashkëpunuar më ortakë të tjerë ndërkombëtarë. Ai ka bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me popullsinë vendase, qeveritë, ushtrinë, agjencitë shpërndarëse të ndihmave dhe OJQ-të, për të siguruar që, përballë rrethanash të vështira, përgjigja globale ishte më efikasja e mundshme. Në të njëjtën kohë, janë bërë përpjekje për të kombinuar ndihmat e rindërtimin, duke siguruar për shembull përfshirjen e popullsisë vendase me një ndihmë kryesisht në formën e parave, për kthimin e mjeteve afatgjata të jetesës. Kjo mënyrë ka ndihmuar dhe në kufizimin e sëmundjeve dhe të keq ushqyerit, dy efektet anësore që verifikohen zakonisht në raste katastrofash. Epidemia e kolerës ka bërë prioritar furnizimin me ujë të pijshëm. Për këtë motiv, Komisioni evropian deri më tani ka mobilizuar 22 milionë euro në mbështetje të punëtorëve të ndihmës në vend dhe i ka ofruar ujë të pijshëm më shumë se 500 mijë personave, instalime hidrosanitare të përshtatshme për 5 milionë persona dhe shpërndarjen e praktikave më të mira higjienike për një milion haitianë. Dy muaj pas shpërthimit të epidemisë, rastet e reja me kolerë dhe vdekjet në fakt kishin filluar të pakësoheshin, deri në kryengritjet e mesit të dhjetorit.
Mbetet akoma shumë për të bërë
Nuk mjafton thjesht t’i mbijetosh tërmetit dhe kolerës. Ndihmat e BE-së nuk mund të bëjnë mrekulli dhe pse janë bujare dhe të vazhdueshme, kështu që mbetet akoma shumë për të bërë. Numri i të humburve është akoma i lartë. Kjo nuk do të thotë që angazhimi jonë ishte i ulët, ose që paratë e kontribuuesve dhe puna e specialistëve ka shkuar dëm. Në të kundërt, duke vepruar në bashkëpunim, BE-ja ka shmangur kolapsin e vendit duke garantuar hapjen e shkollave dhe spitaleve, prodhimin bujqësor, aktivitetet ekonomike dhe ndreqjen e rrugëve. Sfidat e deritanishme nuk janë më pak të vështira se ato që do të vijnë në mënyrë që Haiti të nisë një rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë. Synimi ynë është të ndihmojmë autoritetet haitiane në rindërtimin e një kombi duke u nisur nga zero dhe është mjaft esenciale që të mbështeten në një proces të drejtë zgjedhor, të qetë dhe transparent dhe krijimin e një qeverie efikase dhe në konform me ligjin. Bashkimi ndërkombëtar ka treguar me ngulm solidaritetin e tij me popullsinë haitiane dhe Bashkimi Evropian është i bindur që dhe pse kanë shpërndarë ndihma në të kaluarën do ta bëjnë akoma. Alternativa – që Haiti të bjerë përsëri në një cikël dëshpërimi, varfërie dhe paqëndrueshmërie – thjesht nuk është e pranueshme.
*Zv/president dhe Përfaqësues i Lartë i BE-së për punët e jashtme dhe Politikën e sigurisë; **Komisioneri përgjegjës i Zhvillimit; ***Komisionerja përgjegjëse e bashkëpunimit ndërkombëtar, e ndihmës humanitare dhe e përgjigjes ndaj krizave