E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përshkon 1000 kilomtra me 2 orë karikim

Bazuar në një deklaratë të distributorit të përgjithshëm “Proton two” modelet e provuara në institucionet shtetërore nga pilotë të zgjedhur do të prodhohen në seri pasi kanë kaluar edhe testet e fundit.

Falë bashkëpunimit mes kompanive “LOTUS” e  “Samsung” dhe shtimit të programeve inxhinierike të zhvilluara të modeleve “Exore” dhe “Saga” të Proton, janë prodhuar dy makinat më perfekte në tregun e makinave me energji.

Ndryshe nga automjetet hibride, tek dy modelet e reja të makinave me energji me protone të quajtura ''Exora Reev'' dhe  ''Saga Ev'' gjendet një gjenerator me fuqi 400 cc që ushqen bateritë litium-jon. Gjeneratori, i cili karikon bateritë ekzistente edhe kur automjeti është në lëvizje, mundëson një performancë më afatgjatë të makinës.

“Proton Saga Ev” dhe  “Proton Exora Reev” mund të karikohen mbi një prize normale dhe përmbajnë bateri 15 kwh jon litium polimer. “Saga Ev” mund të arrijë shpejtësinë 110 km/h për 12 sek ndërsa “Proton Exora Reev” mund të arrijë deri në 140 km/h. “Exora Reev” është automjeti i vetëm që mund të bëjë rreth 1000 km rrugë me një karikim të plotë. Në dy modelet e reja me energji protonesh gjendet veçoria e karikimit të shpejtë dhe kohëzgjatja e karikimit është mjaft e shkurtër në krahasim me automjetet e tjera me energji.
 
Proton planifikon të fillojë shitjet e këtyre automjeteve në vitin 2012 në pazarin e Indisë për vazhduar me pas edhe në Turqi. /Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-10-10 16:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›