Dorëzani masive për bankën “Dexia”, Katari kërkon një filial

Qeveria belge do të blejë filialin e “Dexia”-s në Belgjikë për 4 miliardë euro. Ndërkohë, ministri i Financave i Luksemburgut tha se “Qatari Investment Group” ishte gati të blinte filialin e bankës në Luksemburg.
Tregtimi i Aksioneve të “Dexia”-s, të cilat ishin pezulluar përkohësisht, rifilloi pasditen e së hënës. Çmimi i aksioneve ra menjëherë me 36% para se të merrnin veten pak.
Dorëzania për “Dexia”-n vjen pasi kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ranë dakord që bankat evropiane të goditura nga kriza e borxheve të Evropës duhet të rikapitalizohen.
“Dexia” ka siguruar garanci shtetërore për deri në 90 miliardë euro në mënyrë që të vijojë të japë kredi për 10 vitet e ardhshme. Belgjika do të lapë 60.5 % të kësaj shume, Franca 36.5% teksa Luksemburgu 3 %.
Banka “Dexia”, është institucion franko-belg me seli në Bruksel dhe është themeluar në vitin 1996. Kjo bankë ka 35 200 punonjës dhe vlerë asetesh që kap vlerën e 566.74 miliardë eurosh. “Dexia” ka 5.3 miliardë euro të ardhura vjetore./Start/F. P/
2011-10-10 15:20