Përshkrimet e EULEX’it
Misioni i EULEX-it, përmes Brukselit, tashmë ia ka dorëzuar raportin e punës katërmujore, për periudhën 15 mars deri me 15 korrik, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në New York.
Ky dokument është pjesë e aneksit të raportit, të cilin shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, do ta paraqesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, të thirrur nga Rusia, e cila do të mbahet nesër (më 3 gusht).
Në këtë raport të punës katërmujore, EULEX-i ka prezantuar gjendjen në terren, në fushat të cilat ai i mbulon, si situatën e sigurisë, drejtësisë dhe doganave.
Por ky raport, të cilin Expressi e ka siguruar të plotë, në disa pjesë të tij, duket të jetë shumë i përgjithësuar.
Në këtë dokument shkruan se ende EULEX-i nuk ka mundur që në Gjykatën e Qarkut në Veri të Mitrovicës, të dërgojë gjyqtarë e prokurorë shqiptarë dhe serbë.
Por, aty nuk përmendet askund arsyeja, përse EULEX-i s’ka pasur mundësi ta bëjë këtë, apo të shpjegojë se kush është duke e penguar funksionalizimin e gjykatës në veri të vendit. Në raportin e EULEX-it nuk janë përmendur në asnjë rast strukturat paralele të Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës, e të cilat dyshohet se e pengojnë funksionalizimin e sistemit vendor të drejtësisë. Madje, rasti i fundit është përzgjedhja e tre gjyqtarëve dhe prokurorëve lokalë serbë në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës, por të cilët, në momentin e fundit kanë hequr dorë për shkak të kërcënimeve që u janë bërë nga strukturat paralele serbe atje. Madje ky rast nuk është përmendur fare në këtë aneks raporti të EULEX-it.
Përveç kësaj, edhe protesta e serbëve të veriut të Mitrovicës, e mbajtur më 2 korrik, për të kundërshtuar hapjen nga ana e Qeverisë së Kosovës të Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve, në raportin e EULEX-it është përshkruar më shumë si një lajm gjysmak.
Në lidhje me këtë ngjarje, përveç që thuhet se kjo protestë është organizuar nga përfaqësuesit e komunitetit serb, aty nuk shkruan asnjë rresht sqarues se kush janë këta përfaqësues, apo për mënyrën e zgjedhjes së tyre.
Edhe në këtë pikë, thirrja për protestë është bërë nga të zgjedhurit serbë, të cilët janë votuar në zgjedhjet paralele të Serbisë, të organizuara në territorin e Kosovës.
Madje, duke përmendur vdekjen e mjekut boshnjak, pas shpërthimit të një granate gjatë mbajtjes së kësaj proteste më 2 korrik, më shumë krijohet përshtypja se janë vetë boshnjakët ata që kanë demonstruar.
Përveçqë në dokument nuk sqarohet se personi i vdekur më vonë nga plagët e marra ka qenë mjek me përkatësi etnike boshnjake, aty nuk specifikohet se i ndjeri nuk ka qenë fare pjesëmarrës në protestë.
Në dokument përmendet edhe plagosja në këmbë me 5 korrik e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga pakica serbe, rasti i të cilit përshkruhet si “plagosje jofatale”.
“Hetimet për të dy rastet janë duke u monitoruar në mënyrë aktive nga EULEX-i”, thuhet në raport.
Prezantimi i punës së EULEX-it në këtë dokument, nis me 8 qershorin, kur Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin këtij misioni në Kosovë, deri më 14 qershor 2012. Pasi përmenden bashkëpunimet e EULEX-it me institucionet e Kosovës, UNMIK-un, apo KFOR-in, sqarohet se ky mision ka vazhduar dialogun me autoritetet e Serbisë që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin.
Aty sqarohet se tri shtyllat e EULEX-it vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin me Beogradin.
Sa për gjykatat, në raportin e vet, këtë EULEX-i e përshkruan si “progres thelbësor”.
Por ky “progres thelbësor”, vlen vetëm sa i përket pjesës tjetër të vendit dhe jo asaj veriore.
Sipas dokumentit, nga muaji korrik, gjyqtarët e EULEX-it i kanë përfunduar rastet e trashëguara nga UNMIK-u në Gjykatën Supreme dhe atë të Qarkut, duke bërë që hetuesit dhe prokurorët e këtij misioni, tash të fokusohen në disa raste të krimit të organizuar dhe rastet e krimeve të luftës.
Më tej, në dokument përshkruhen aktivitetet e EULEX-it të kryera gjatë këtyre tre muajve, si mbikëqyrja dhe këshillimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për disa çështje, apo nënshkrimi i marrëveshjes me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave që në një të ardhme, të bëhet transferimi i Qendrës Inteligjente Financiare në Njësitin e Inteligjencës Financiare.
Sa i përket bashkëpunimit me Serbinë, në raport shkruan se dialogu për çështje të policisë, drejtësisë dhe doganave, edhe më tej ka vazhduar.
“Prokurorët dhe hetuesit e EULEX-it kanë vazhduar të takojnë homologët e tyre serbë në Beograd në baza mujore për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me krime të luftës dhe shkëmbimin e informacioneve”, thuhet në këtë raport.
Përveç kësaj, edhe bashkëpunimi i komponentës së doganave të EULEX-it dhe autoriteteve doganore të Serbisë, thuhet se ka vazhduar.
“Më 2 qershor është mbajtur takimi i parë i rregullt ndërmjet policisë kufitare të EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Kurshumli”, sqarohet në raport.
Edhe pse ka javë që EULEX-i i ka nisur bastisjet dhe arrestimet e personave që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion, në këtë aneks raport të këtij misioni, asnjë fjalë nuk është shkruar për këtë çështje.
Krimet e luftës
Policia e EULEX-it ka vazhduar të punojë në 850 raste të krimeve të luftës, të trashëguara nga Policia e UNMIK-ut si dhe 60 raste të hapura nga prokurorët në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Special të Kosovës. Më tej në këtë pjesë të raportit, thuhet se janë bërë përparime në arrestimin e të dyshuarve për krime të luftës, duke përmendur së paku një rast kur më 6 maj, është arrestuar një person. EULEX-i ka koordinuar transferimin e 11 dëshmitarëve në Prokurorinë për Krime të Luftës në Beograd, për të dëshmuar në lidhje me masakrën e Qyshkut në Pejë. Në këtë raport përmendet edhe bashkëpunimi i EULEX-it me Beogradin në lidhje me varrezën e dyshuar masive në Rashkë të Serbisë.
Policia
Raporti thekson se EULEX-i ka vazhduar të monitorojë dhe këshillojë Policinë e Kosovës. Më 28 maj, një strukturë e re e kësaj policie është miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, strukturë e cila vlerësohet si pozitive. Në këtë pjesë përmendet edhe marrja nën mbrojtje nga Policia e Kosovës e 18 objekteve kulturore.
Aty përmendet se EULEX-i është duke monitoruar nga afër bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në lidhje me disa çështje, duke përfshirë edhe zbulimin e një sasie armatimi në afërsi të kufirit.
Drejtësia
Kjo shtyllë vazhdon të mbetet e dobët, edhe pse sipas EULEX-it ata vazhdojnë të monitorojnë dhe këshillojnë Ministrinë e Drejtësisë edhe në hartimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të Prokurorit të Shtetit si dhe draftin e ri për Kodin e Procedurës Penale dhe atë të Procedurës Kriminale. Sipas raportit, janë vërejtur ndërhyrje në nivele të ndryshme dhe forma të ndryshme, në rastet penale dhe civile. Sipas EULEX-it, kjo ka bërë që shumë gjyqtarë e prokurorë vendorë si dhe avokatë, të refuzojnë të merren me çështje të ndjeshme. Megjithatë, aty thuhet e EULEX-i vazhdon të ndihmojë sistemin e drejtësisë në vend kanë nisur të merren me rastet e vjetra, të cilat ka prej tyre që nisin nga intervenimi i NATO-s në vitin 1999 e deri trazirat e marsit 2004.
Albin Kurti
Në raport, është përmendur dhe rasti i Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Pasi përshkruhet në pika të shkurtra i tërë rasti në lidhje me Kurtin, sqarohet se vendimi në fund është marrë pas disa dështimesh që nisin nga mos arrestimi i tij, e deri te dorëheqjet e avokatëve të tij mbrojtës, të cilët edhe pse kanë qenë të caktuar sipas detyrës zyrtare, nuk kanë pranuar të merren me rastin duke bërë që ata t’i kontribuojnë përsëritjes së çështjes.
Dogana
Sipas raportit, EULEX-i vazhdon monitorimin dhe këshillimin që i bën Shërbimit Doganor të Kosovës në pikat e kontrollit 1 dhe 31 si dhe në atë të Aeroportit të Prishtinës. Aty thuhet se kamerat vëzhguese në portat 1 dhe 31 janë duke operuar që nga muaji shkurt i këtij viti dhe dërgojnë pamje direkte në Doganat e Kosovës dhe EULEX. Nga marsi, EULEX-i vazhdon të skanojë (në vend se të fotokopjojë) dokumentet në portat 1 dhe 31 me sistem automatik. Sipas raportit, të dhënat u dërgohen Doganave të Kosovës dhe Administratës së Doganave të Serbisë.