Persiatje fundjave ose lavdërim i çmendurisë
Java që po mbyllet pati aq shumë ngjarje krimi, si vazhdim i një vale të çmendur dhune që prej disa javësh po përmbyt për shkak të intensitetit ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave. Vëllai vret vëllanë se tufa e deleve i hyri në oborr; persona me uniformë godasin një civil (a janë për të siguruar rendin uniformat blu, apo për të humbur vetë qetësinë?), se gjatë manovrimit me autobus u gërvishti makinën duke i penguar operacionin; në shkolla, nxënësit bashkë me librat, në çantë fusin edhe armë të ftohta (thika, kaçavida), për të qenë gati për sherrin e radhës me bashkëmoshatarin që i ka “ngacmuar” të dashurën/shoqen, motrën a kushërirën në ‘Facebook’, pasi me argumente as që bëhet fjalë të përballesh; Gjykata që shndërrohen në ring: Funksionari shtetëror pa pikë droje e logjike godet me karrige brenda në Gjykatë një qytetar që ka hapur një proces gjyqësor kundër tij; Burri godet gruan në zyrën e gjykatëses, gjatë një procesi për divorc, ndërsa fëmija i mitur i çiftit është duke pritur në korridor; më pas, i njëjti “boksier” godet edhe një kameraman në krye të detyrës; një emigrant merr rrugën që nga Italia, për të ardhur e vrarë në fshatin e tij, një komshi që i ka goditur babain; plagosje me armë në rrugë ditën për diell te “Asllan Rusi”, sepse kur dilet nga shtëpia, edhe mund të qëllojë të harrosh pa marrë paketën e cigareve, por kurrë një armë zjarri apo të ftohtë. Ndihesh më trim e nuk lodhesh hiç duke u sqaruar me njerëzit, por lan edhe ndonjë hesap të vjetër a të ri. Natyrisht kur ke makinë, është akoma më mirë, se ka vend për më shumë objekte personale “vetëmbrojtëse” e trimërimi. Dhe lista vazhdon, e denjë për subjekte filmash, sepse realiteti duket aq sureal, sa fillon të përsiatesh, duke vënë në dyshim, çfarë të kanë imponuar të mësosh dikur në shkollë mbi Shtetin dhe rendin shtetëror.
Shteti njihet si forma politike e juridike e organizimit të shoqërive njerëzore. Eshtë tërësia e institucioneve që qeverisin sjelljet e jashtme të njerëzve mes tyre. Një nga katër kriteret e të konsideruarit Shtet, është edhe popullsia që u bindet institucioneve që përbëjnë shtetin. Pasurimi i përditshëm, në mënyrë të frikshme i statistikave të krimit, natyrisht që e ve në dyshim përmbushjen e këtij kriteri.
Dhuna fizike që përfundon në krim dhe ajo verbale kanë efekt të ngjashëm: E para mund të rezultojë fatale, deri në marrjen e jetës, kurse e dyta vret shpirtin e individit, në disa raste, duke ndryshuar mënyrën e të perceptuarit të jetesës e duke krijuar një efekt domino të sjelljes në komunitet.
Sa prej nesh jemi ndeshur me tipin kokoroç, që të vjen përballë me mjet, edhe pse është kundërtabelë e të hakërrehet, se po e vonon, e se duhet t’i hapësh rrugën? Po tipin që nuk pranon të paguajë për ashensorin e pallatit e madje edhe të vret se i ke hequr shërbimin e ashensorit? Po atë që të gërvisht makinën, se nuk ke pranuar ta paguash ekstra pasi të tregoi një vendparkim me pagesë? Po atë që zë gjithë trotuarin në funksion të biznesit të tij, pavarësisht se nuk e ka në përdorim?Po atë tjetrin që ke bërë gabim duke i dhënë para borxh, e të kërkon kohë akoma për shlyerje, pasi ka prishur shumë lekë gjatë pushimeve në Sharm el Sheik? Po atë zyrtarin që të sorollat, e të thotë se nuk ta ka ngenë, pavarësisht se paguhet për të ta pasur?
Raste të ngjashme e të tjera edhe më të larmishme e të çmendura ka plot në të përditshmen e gjithsecilit. Si qytetar i këtij shteti, a duhet t’i përgjigjesh dhunës fizike apo psikologjike me të njëjtën monedhë? Ta shmangësh? Të qëndrosh indiferent? Natyrisht që për këtë duhen ca shembuj e modele, mundësisht të provuara, e që ofrohen në nivele të ndryshme të rendit tonë shoqëror.
Sociologët thonë se statistikat e dhunës dhe krimit, reflektojnë një krizë të thellë sociale, një përthyerje të rrezikshme karakteriale të individit. Pasi shokohesh nga ngjarja e sapondodhur (asnjëherë nuk mund të mësohesh me të tilla), ajo sfumohet me shpejtësinë e raportimit të lajmit dhe menjëherë i vjen radha racionit të përditshëm të sukseseve e përparimeve që bën Shqipëria. Një vend kuptohet me, apo pa qytetarët e vet?, do pyeste një filozof i nderuar shqiptar.
Përsiatjet në kërkim të modeleve, shkojnë tek rastet e tjera të dhunës që kanë ndodhur, nga ato që dënohen: ish të përndjekur të pamatur, që fyejnë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë; të njëjtët ish të përndjekur që tentojnë të tërheqin vëmendjen mbi hallet e tyre, duke goditur me vezë e miell makinën e Kryeministrit; një deputet që fyen kolegun në Parlament, pa praninë e kamerave e që dënohet sipas rregullores së Kuvendit.
Pra tempulli ynë i demokracisë, i respekton me të drejtë rregullat e shkeljes së etikës apo edhe të paprekshmërisë. Mbase kjo ishte arsyeja, që Kryeministri ynë, u sugjeroi të rinjve, që në vend që të harxhojnë kohën në kafene e ‘Facebook’, siç bëjnë deri tani, të ndjekin seancat e Parlamentit, e t’u tregojnë prindërve të tyre, se si opozita braktis e refuzon votimin e ligjeve, që kushtëzojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Po prindërit e këtyre të rinjve, çfarë bëjnë vallë ndërkohë? Me siguri thellohen në dije, duke lexuar sa më shumë, që të bëhen qytetarët e nesërm të denjë të Bashkimit Evropian!
Dhe përsiatjet vazhdojnë. A kemi ne ligje që na mbrojnë kundër logjikës së dhunës së më të fortit? Natyrisht që kemi, por nuk zbatohen! Po kur do zbatohen? Kur Partia Socialiste të vijë në pushtet. Si me magji, do respektohen të gjitha ligjet, por tani për tani, nuk kemi kohë të merremi me ato që ndodhin jashtë parlamentit e jashtë kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër, natyrisht që opozita shpif për korrupsionin e Qeverisë. Ajo thjesht dëshiron të vijë në pushtet, kurse për ne që jemi në qeveri, krimi, dhuna dhe statistikat e saj, nuk janë shqetësuese, përsa kohë që janë nën mesataren e BE, ku ne dëshirojmë të integrohemi!
Pashë një kronikë në një TV kombëtar: deputetët tanë kanë hequr dorë nga imuniteti, por jo nga privilegjet e deputetëve. Ata mund t’i parkojnë makinat mbi apo nën trotuar, të bllokojnë edhe rrugën sa herë ka seancë Kuvendi, e punonjësit e rendit duhet të kujdesen që t’u lehtësojnë ushtrimin e detyrës si deputetë të Parlamentit të Shqipërisë. Prit pak, heqja e imunitetit, a nuk është mekanizmi që vendos barazinë mes deputetëve e qytetarëve?
Të jetë vallë kjo mrekullia e lirisë ?
Apo janë thjesht kohë të çmendura kalimtare, të cilave në mënyrë të pandërgjegjshme, u thuren lavde siç bënte me shumë finesë Erazmi i Roterdamit? Në lavdërimin e tij të çmendurisë, filozofi i shquar shtronte këtë pyetje retorike: “Pa më thoni pak: të mbyllësh njërin sy, të gabohesh, të tregohesh qorr nga të dy sytë përpara të metave të miqve, të duash e të admirosh edhe disa të meta, që bëjnë mu, sikur të ishin virtyte, a nuk janë të gjitha këto shenja çmendurie?”
Vëllai vret vëllanë se tufa e deleve i hyri në oborr; persona me uniformë godasin një civil (a janë për të siguruar rendin uniformat blu, apo për të humbur vetë qetësinë?), se gjatë manovrimit me autobus u gërvishti makinën duke i penguar operacionin; në shkolla, nxënësit bashkë me librat, në çantë fusin edhe armë të ftohta (thika, kaçavida), për të qenë gati për sherrin e radhës me bashkëmoshatarin që i ka “ngacmuar” të dashurën/shoqen, motrën a kushërirën në ‘Facebook’, pasi me argumente as që bëhet fjalë të përballesh; Gjykata që shndërrohen në ring: Funksionari shtetëror pa pikë droje e logjike godet me karrige brenda në Gjykatë një qytetar që ka hapur një proces gjyqësor kundër tij; Burri godet gruan në zyrën e gjykatëses, gjatë një procesi për divorc, ndërsa fëmija i mitur i çiftit është duke pritur në korridor; më pas, i njëjti “boksier” godet edhe një kameraman në krye të detyrës; një emigrant merr rrugën që nga Italia, për të ardhur e vrarë në fshatin e tij, një komshi që i ka goditur babain; plagosje me armë në rrugë ditën për diell te “Asllan Rusi”, sepse kur dilet nga shtëpia, edhe mund të qëllojë të harrosh pa marrë paketën e cigareve, por kurrë një armë zjarri apo të ftohtë. Ndihesh më trim e nuk lodhesh hiç duke u sqaruar me njerëzit, por lan edhe ndonjë hesap të vjetër a të ri. Natyrisht kur ke makinë, është akoma më mirë, se ka vend për më shumë objekte personale “vetëmbrojtëse” e trimërimi. Dhe lista vazhdon, e denjë për subjekte filmash, sepse realiteti duket aq sureal, sa fillon të përsiatesh, duke vënë në dyshim, çfarë të kanë imponuar të mësosh dikur në shkollë mbi Shtetin dhe rendin shtetëror.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)