E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Kursi i euros ka mbërritur kufijtë e tij maksimalë

29-09-2012 / Ilda Mihali

Monedha evropiane sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë e ka tejkaluar nivelin e 140.4 lekëve duke shënuar një rritje me 0.16 lekë nëse e krahasojmë vetëm me një ditë më parë. Kjo është vlera më e lartë që ka shënuar Euro që prej tetorit të vitit të kaluar. Ky fakt reflekton anët e veta pozitive dhe negative. Në treg ndihet dukshëm kërkesa për të blerë Euron nga bizneset sidomos tani që aktiviteti tregtar fillon të marrë jetë. Bizneset janë në fazën e të furnizuarit për një vit të ri e kështu rritet dhe kërkesa për Euro. Nga ana tjetër, rritja e saj bën që të shtrenjtohen çmimet dhe kredia, duke zbrazur kështu më shumë xhepat e konsumatorit. Sipas agjentëve të këmbimit valutor ky është kufiri maksimal që mund të arrijë Euro. Në vazhdim ajo mund të qëndrojë në nivele të njëjta dhe të qëndrueshme ose do te krijojë një rënie mjaft të lehtë.
Edhe Dollari nuk mbetet më pas me performancën pozitive në treg. Në krahasim me një ditë më parë Dollari është rritur me 0.24 leke duke arritur kështu në 109.24 lekë. Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë rritje të dollarit me rritjen e Euros dhe jo me rritjen e kërkesës së brendshme për Dollar. Ndërsa një ulje e Dollarit do ndikonte pozitivisht vetëm sepse kjo do të ulte çmimin e arit të zi në botë. Në vlerësimin e BANKËS SË SHSHQIPËRISË  monedha vendase paraqitet e qëndrueshme në raport me Euron nëse e krahasojmë këtë të fundit me marrëdhënien e monedhave të vendeve te Evropës Qendrore,Lindore dhe të Ballkanit. Leku e gjen veten në një pozicion superior  dhe për këtë bëhet shkak situata e luhatshme ekonomike ne eurozonë.
Euro mbetet në fokus të këmbimit valutor por edhe të tregut në përgjithësi. Prandaj nëse Euro do të njohë rritje të mëtejshme atëherë mbetet në kompetencat e BANKËS SË SHQIPËRRISE  që të ndërhyjë në treg me politikat dhe instrumentet e saj. Ata që përfitojnë shumë nga rritja e Euros janë eksportuesit të cilët e blejnë mallin në lekë dhe e shesin atë në Euro. Humbje nga ky vlerësim I Euros do të pësojë dhe qeveria  e cila i bie të paguajë më shumë për borxhin e saj të jashtëm.
Deklaratat që u bënë në lidhje me daljen e Greqisë nga eurozona bënë që Euro të dobësohej dhe këmbehej edhe me 135 lekë në Shqipëri por menjëherë sapo drejtuesit e institucioneve deklaruan se do të mbështesin Euron ,kjo filloi menjëherë të rivlerësohej.
Një nga arsyet e rritjes së Euros mendohet të jetë dhe liberalizimi i vizave dhe prurjet e ulëta të emigrantëve. Shumë emigrantë shqiptarë nuk janë rikthyer me pushime dhe ndërkohë që shume shqiptarë rezidentë janë drejtuar jashtë kufijve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›