Persona te maskuar vjedhin ne Elbasan nje Western Union

Një agjenci Wester Union në qendër të qytetit të Elbasanit është vjedhur mesditën e sotme, ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorëve.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se dy shtetas me maska dhe të armatosur kanë hyrë në Western Union dhe kanë vjedhur 5 mijë euro si edhe 1.5 milion lekë.
Ata i kanë kërkuar vajzën që ishte në shërbim një biletë udhëtimi dhe pasi kjo e fundit ka dalë nga gabina e blinduar, ku edhe ndodheshin paratë, është kërcënuar nga dy shtetasit me armë.
Shitësja, edhe pse në gjënde shoku, ka lajmëruar menjëherë Policinë e cila është ndodhur në vendin e ngjarjes dha ka marrë shenjat e gishtave të kabinës së blinduar si edhe sistemin e kamerave.
Mësohet se Western Union në Elbasan prej vitesh kishte instaluar një sistem kamerash dhe se Policia tashmë ka nisur hetimet për të kapur autorët. Këta të fundit pasi kanë marrë sasitë e parave kanë dal me vrap nga dyqani e më pas janë larguar për të hypur në një mjet të paidentifikuar, të cilin e kishin parkuar pas pallatit ku ndodhej Agjencia Wester Union.
Sipas Policisë, grabitësit kanë zgjedhur orën kur thuajse të gjithë qytetarët drekonin ditën e Bajramit, për të kryer një vjedhje të paramenduar mirë.