E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollimi i femijeve te imigranteve shqiptare ne gjuhen ametare

Ne shtator disa mijera femije te emigranteve shqiptare ne Greqi nisin  vitin e ri shkollor me interesimin per te vijuar edhe mesimin e gjuhes shqipe. Disa dhjetera inisiativa kryesisht te qendrave kulturore apo te  shoqatave te emigranteve per mesimin shqip kane ndeshur gjate viteve te shkuara veshtiresi jo vetem per sigurimin  e mjediseve per mbajten e mesimit por sidomos mungesen e  teksteve mesimore ne gjuhen shqipe. Kete vit Ministria shqiptare e Arsimit   ka premtuar botimin e nje sasie te madhe librash per shkollat nentevjecare dhe te mesme qe do te shperndahen falas tek femijet e emigranteve. Librat perfshihen ne programin  Te mesojme gjuhen amtare dhe kulturen shqiptare dhe do te jene  nje  per ciklin e ulet nga klasa I - V nje per ciklin e larte te shkolles 9-vjecare nga klasa VI-IX dhe nje liber i trete per shkollen e mesme.  Ende  Ministria e  Arsimit nuk ka bere te ditur skemen e shperndarjes falas por vleresohet se do te kete nje komunikim intensiv me shoqatat e emigranteve si dhe qendrat e mesimit te gjuhes shqipe. Vitin e kaluar  Keshilli Pedagogjik i Mesuesve Shqiptare ne Greqi  shprehu shqetesimin se e gjithe puna vullnetare  e mesim-dhenesve  po ndeshte veshtiresi ne pajisjen me tekste mesimore. Nje seri nismash kishin mbeshtetur krijimin e nje fondi per librat per femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi. Komuniteti i emigranteve  shqiptare  jashte vendit dhe kryesisht ne Greqi dhe Itali ku  perben edhe nje pjese te konsiderueshme  vazhdon te perballet me nevoja ne ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhesor. Pak dite me pare kryeministri  shqiptar Sali Berisha tha se qeveria   do te hidhte nje hap konkret   ne krijimin e nje Komiteti te Diaspores. Sipas kryeministrit Komiteti i Diaspores  do ti kushtonte nje vemendje te vecante lidhjeve te Shqiperise me diasporen dhe promovimin e arsimit ne gjuhen amtare per femijet e emigranteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›