Propaganduesi i luftës për "Xhihad", fiton lirinë
TIRANE-Festa e Bajramit gjentë lirë të akuzuarin për terrorizëm, hoxhën Artan Kristo. I dënuari me 5 vite burg, ka fituar lirinë nga Gjykata e Apelit e Durrësit, pasi kjo e fundit mësohet se ka rrëzuar si të papranueshme akuzat e ngritura nga prokuroria për njeriun e "Xhihadit".
Hoxha Artan Kristo është 31-vjeçari shkodran që u arrestua mestetorin e dy viteve më parë, nën akuza të forta që lidheshin me thirrje për akte terroriste të zbuluara nga SHISH, më pas të verifikuara për muaj me radhë nga prokuroria e Tiranës.
Hoxha Artan Kristo, emri i të cilit shënohet herët në dosjet e policisë dhe të Prokurorisë që me vrasjen e Sali Tivarit në janarin e 8 viteve më parë, doli para gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën përfundimtare të gjykimit më 10 dhjetor të vitit 2010.
Prokurori i çështjes, Edmond Kaloshi i kërkoi trupit gjykues të dënojë "terroristin" shqiptar me 5.6 vite burg, por më pas ky trup gjykues vendosi të linte masën e dënimit me 5 vite burg për Kriston. Ky i fundit, asnjëherë nuk pranoi akuzën e ngritur nga hetimi, duke bërë publike disa herë faktin se thirrjet e tij të zbuluara në tri adresa interneti ishin keqkuptuar. Akuza që ngriti prokuroria për të ashtuquajturin ekstremist, ishte ajo e "thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste".
"Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim e detyrim për çdo mysliman, që jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam. Urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt". Ky ishte një ndër pasazhet që shërbeu si motiv për prokurorinë ta vinte nën akuzë Hoxhën me emrin e vërtetë Artan Kristo, që në forumet ku publikonte bindjet e tij radikale përdorte emrin Muhamed Abdullah Al Albani.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)