E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falenderon ata që e përkrahën

Humbja e së ëmës për këngëtarin Bruno Mars ka qenë shumë e dhimbshme, por afër tij kanë qenë gjithmonë fansat e tij që i kanë ofruar përkrahje të madhe.

Në fund të javës së kaluar, këngëtari humbi të ëmën dhe ngushëllimet e fansave e kanë bërë Brunon që të ndihet më i fortë.

“Dua ti falenderoj të gjithë për dashurinë e dhënë në kohën më të vështirë të jetës time. Do të kthehem përsëri në këmbë. Atë dëshiron nëna ime, ajo ma ka thënë këtë”, u shpreh Mars.

Ai ka folur për herë të parë pas vdekjes së nënës së tij në Honolulu të Hawaiit të shtunën e kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›