Personat me aftësi të kufizuar ngrenë zërin për më shumë punësim
Edhe pse në Shqipëri jetojnë 100.000 persona me aftësi të kufizuar, qeveria nuk ka asnjë shifër se sa është punësimi i tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për gjetjen e një pune në administratë shtetërore.
Ambasadori Amerikan, Arvizu, i pranishëm në njërin prej aktiviteteve thotë se Shqiperia ka nje legjislacion të përmirësuar por ka paragjykim të lartë që vështirëson më tej punësimin e këtyre personave.
Por edhe kur flitet për punësimin e tyre, dita botërore e personave me aftësi të kufizuar i gjen pjesmarrësit të ndarë. Në njërën anë Minisria e Punës dhe fondacioni për të dretat e PAK diskutuan për punësimin, ndërsa në sallën ngjitur Këshilli Kombëtar i PAK përcjell një rezolutë qeverisë.