E Shtunë, 31 Tetor 2026

LAOS: Referendum për emrin e Maqedonisë në Greqi

Lideri i partisë greke Laos, Jorgos Karaxhaferis propozon që të mbahet referendum për emrin e Maqedonisë në Greqi.

Partia ultranacionaliste LAOS ka kërcënuar se do të largohet nga Qeveria e koalicionit të gjërë, nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin, e cila do të përmbante termin "Maqedoni".

Kjo është theksuar nga kreu i kësaj partie, Jorgos Karaxhaferis, në një intervistë për "Radio 9". Ai propozon që të mbahet referendum për emrin e Maqedonisë, ku populli grek do të deklarohej për këtë çështje kombëtare.

"Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin, e cila do të përmbante termin Maqedoni, atëherë ne do të braktisim koalicionin qeverisës. Gjithashtu ne si parti planifikojmë të propozojmë mbajtjen e referendumit për kontestin e emrit të Maqedonisë", deklaroi Karaxhaferis.

Partia LAOS është pjesë e koalicionit të shpëtimit në Greqi me partitë Demokracia e Re dhe partia socialiste PASOK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›