E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personat me aftësi të kufizuar paralajmërojnë protesta masive

Personat me aftësi të kufizuar i kërkojnë qeverisë shqiptare që të plotësojë detyrimet ligjore ndaj kësaj shtrese. Në një konferencë për shtyp shoqata e të verbërve dhe ajo para e tetra plegjikëve thanë se është në detyrimin e ekzekutivit që të plotësojë detyrimet e tij.
 

Kjo zvarritje për Kreun e shoqërisë së të verbërve ka një qëllim të qartë, rënien psikologjike të personave me aftësi të kufizuar.
 

Në rast mosvëmendje kjo kategori ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestave në të gjithë Shqipërinë për fillimin e mosbindjes civile dhe sensibilizimin aktiv të faktorit ndërkombëtar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›