Rama ne Lezhe Jemi gati te votojme ndryshime ne buxhet
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar edhe nga deputete socialiste ishte dje ne qarkun e Lezhes ku ka inspektuar argjinaturen e Torovices. Kreu i PS-se ka kontaktuar me drejtuesit e punimeve dhe eshte njohur me masat qe jane marre per te frenuar vershimin e ujit. Me tej ai deklaroi se eshte e domosdoshme qe te kryhen operacione radikale antipermbytje. Sipas kreut te selise roze nisur nga situata e rende e ndodhur ne keto zona duhet te ribehet edhe nje here buxheti 2011 ne menyre qe te mos kete serish deme te tilla. Te gjitha fondet e infrastruktures duhen perdorur per te ndalur mocalizimin e Shqiperise - theksoi Rama. Por nga Fusha e Torovices kryetari i PS-se foli edhe per nje konsensus per votat e opozites ne rast te nje riberjeje te buxhetit. Ai u shpreh Jemi gati te votojme per nje projekt antierozion.