Pertej sektorit te drejtesise Nga Bujar Nishani
Tashme Shqiperia ka 20 vjet qe po ecen ne rrugen e demokracise dhe te pluralizmit politik, ku shteti ligjor apo sundimi i ligjit eshte premisa baze e suksesit. Qeveria ka patur ne vemendjen e saj dhe ka deklaruar si objektiv forcimin e shtetit te se drejtes, ku ligjet zbatohen plotesisht dhe ne menyre te barabarte per te gjithe, si dhe cmontimin e sistemit te korrupsionit. Megjithate, ka ardhur koha qe te behen perpjekje akoma me te medha me qellim konsolidimin e sistemit te drejtesise shqiptare ne funksion te permiresimit te punes dhe eficences se tij, duke patuar si objektiv primar forcimin e shtetit te drejtes dhe per te ndihmuar realisht ndertimin ne shoqerine shqiptare te nje bashkejetese sociale te bazuar ne ligj dhe ne veprimin e tij. Ne kete kuader mbetet imperative vazhdimi i perpjekjeve tona per permiresimin e ketij sistemi si nje detyrim me karakter absolut dhe i pakushtezuar qe kemi ndaj qytetareve shqiptare, te cilet jane njekohesisht edhe taksapaguesit dhe burimi financiar i veprimtarise shteterore. Ata kane te drejten te kerkojne nje sistem drejtesie te ndershem, funksional dhe eficent. Ky detyrim rrjedh gjithashtu edhe nga angazhimet nderkombetare qe Shqiperia ka ndermarre sidomos ne frymen e proceseve integruese te vendit ne strukturat euro-atlantike. Perpjekjet tona tashme orientohen ne nje nivel tjeter. Deri me tash proceset reformuese bazoheshin ne Programin Qeverises dhe ne menyre te fragmentarizuar ne programet e vecanta institucionale te te gjithe operatoreve te sistemit te drejtesise. Prezantimi i kesaj Strategjie synon jo vetem kristalizimin e parimeve, qellimeve dhe objektivave mbi sistemin e drejtesise, por mbi te gjitha bashkerendimin dhe koordinimin institucional duke fokusuar vizionin ne nje te vetem. Rrjedhimisht premisat dhe pritshmerite per sukses te perpjekjeve per konsolidimin e shtetit ligjor, qe kulmojne me hartimin e kesaj Strategjie, perftojne nje garanci me te larte dhe reale. Me ane te ketij dokumenti strategjik synohet persosja me tej e sistemit te drejtesise ne Republiken e Shqiperise, rritja e aksesit ne drejtesi, rritja e besimit te publikut ne drejtesine shqiptare duke e forcuar dhe rritur me tej kontributin e ketij sektori ne zhvillimin e shoqerise shqiptare dhe duke nxitur e pershpejtuar integrimin evropian. Kjo Strategji bazohet ne politikat ekzistuese te Qeverise Shqiptare, te prezantuara nepermjet dokumenteve kyce si Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 dhe Plani Kombetar per Zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Kjo Strategji merr ne analize ceshtjet e identifikuara te sistemit te drejtesise, si dhe mbi bazen e tyre synon te percaktoje prioritetet dhe objektivat per te ardhmen e punes se aktoreve te sistemit te drejtesise. Gjithashtu, ky dokument strategjik do te kontribuoje edhe me gjere, pertej sektorit te drejtesise, si nje mjet efektiv ne duart e politikeberesve dhe aktoreve te tjere te perfshire ne procese te lidhura me sistemin e drejtesise. Ne themel te ketij dokumenti strategjik eshte permiresimi i cilesise se sherbimeve te sistemit te drejtesise, te ofruara perkundrejt kostove efektive. Sherbimet e ketij sistemi duhet te jene te orientuara per te permbushur me cilesi, shpejtesi dhe efektivitet nevojat e perdoruesve dhe te komunitetit. Planifikimi i zbatimit te politikave mbeshtetet gjithashtu, ne kontekstin dhe mundesite ekzistuese financiare, duke konkluduar ne percaktimin e prioriteteve te prekshme dhe te nevojshme. Rrjedhimisht, edhe per kete shkak ky dokument pritet te shnderrohet ne nje mjet realist, praktik dhe te kuptueshem per t’u zbatuar. Strategjia shpall parimet kryesore mbi te cilat do te bazohen dhe orientohen perpjekjet per konsolidimin e sistemit te drejtesise. Keto parime jane pavaresia dhe paanesia e pushtetit gjyqesor, pergjegjshmeria e gjyqtareve dhe aktoreve te tjere ndaj Kushtetutes dhe Ligjit; rritja e aksesit per qytetaret ne drejtesi; rritja dhe konsolidimi i transparences se te gjithe veprimtarise se sistemit te drejtesise. Te gjitha keto perkundrejt ofrimit te nje sherbimi cilesor dhe me standarde evropiane perkundrejt kostove efektive. Ne vleresimin tim Ministria e Drejtesise ka nje rol te rendesishem ne inicimin dhe menaxhimin e reformave ne drejtesi, pa cenuar aspak parimin e ndarjes se pushteteve. Ky rol ne te vertete frymezohet ne parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve, ne respektimin rigoroz te Kushtetutes dhe te Ligjit, per shkak te pozicionit qe kjo Ministri mbart ne pushtetin ekzekutiv duke bere nderlidhjen e pushtetit legjislativ me ate gjyqesor per politikat dhe nismat ligjore qe rregullojne sistemin e drejtesise. Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtesise, duke kuptuar rolin tejet te rendesishem te Strategjise Sektoriale te Drejtesise, i kane kushtuar vemendje te vecante standardeve konsultuese ne drejtim te perfshirjes se gjere te operatoreve te se drejtes dhe perthithjes se kontributeve me te vlefshme prej tyre. Rrjedhimisht, ne hartimin e draft strategjise sektoriale te drejtesise kane kontribuar te gjithe institucionet e perfshira ne sistemin e drejtesise si dhe organizatat e tjera qe operojne ne fushen e drejtesise, duke formuar ne kete menyre nje dokument unik i cili do te sherbeje si nje udherrefyes per punen e te gjithe ketyre aktoreve. Suksesi i Strategjise nuk i perket vetem Ministrise se Drejtesise, nuk i perket vetem Qeverise Shqiptare, ai eshte i lidhur dhe ndikon drejtperdrejt tek qytetaret te cilet besojne tek rregullat e shtetit ligjor qe garanton plotesisht lirite dhe te drejtat themelore te tyre. Rrjedhimisht sfida per te ardhmen eshte angazhimi dhe kontributi maksimal i te gjitheve duke bashkerenduar dhe koordinuar perpjekjet tona jo vetem per finalizimin, por edhe per implementimin e Strategjise ne praktike.
* Minister i Drejtesise, fjala e mbajtur dje ne aktivitetin per prezantimin publik te Strategjise Sektoriale te Drejtesise