Skafi godet per vdekje te miturin ne bregdet Enkelejda Arapi
Durres- Sezoni turistik ka rikthyer lundrimin e motoreve te ujit dhe bashke me te edhe rrezikun per pushuesit ne plazhe. Rasti me i fundit eshte i 16-vjecarit Petrit Matraxhi, i cili eshte plagosur rende pasditen e se dieles si pasoje e goditjes nga nje motoskaf ne plazhin e Fshatit “Rinia” te Durresit. Policia ndaloi si te dyshuar Indrit Muratin, i cili drejtonte mjetin lundrues pa pajisur me deshmi aftesie dhe ka plagosur rende teksa lahej ne det, te miturin me origjine nga Kukesi dhe banues ne Katund te Ri.
Deshmia
Njeri prej deshmitareve ne vendngjarje ka qene xhaxhai i te plagosurit, Sami Matraxhi, i cili tregon mbi rrethanat. Sipas tij, nipi ka qene duke u lare ne det se bashku me djalin e tij te vogel, ndersa vetem pak metra larg bregut, kur nje motoskaf qe levizte me shpejtesi e ka goditur, duke i shkaktuar demtime serioze ne disa pjese te trupit. Sipas xhaxhait te te plagosurit, “femijet po laheshin ne det, ndersa mjeti lundrues i ka aksidentuar afer bregut te detit”. Fatkeqesisht Petriti ka marre plage te shumta ne trup. Kusheriri ka thirrur menjehere per ndihme pasi ishte shume prane vendngjarjes dhe drejtuesi i dyshuar i aksidenti e ka ndihmuar duke nxjerre te plagosurin ne breg. Ndersa me te dale ne breg, kane qene pushuesit e zones qe i kane dhene ndihmen e pare 16 vjecarit duke e transportuar menjehere per ne spitalin rajonal te Durresit. Sipas Samiut, nipi ka pasur demtime ne pjeset e kembes, kokes dhe trupit. Autori i dyshuar i ngjarjes eshte ndaluar nga pushuesit e tjere deri ne mberritjen e policise. “Si pasoje e perplasjes se forte ka marre plage te lehta ne pjesen e kembes edhe djali, ndersa pas ndihmes se pare mjekesore eshte larguar per ne banese”, rrefen Samiu. Ai shton se ngjarja ka ndodhur ne nje kohe qe femijet po laheshin vetem 15 metra larg bregut ne nje thellesi te vogel, kurse motoskafi ne shume raste lundronte me shpejtesi ne afersi te pushuesve duke iu rrezikuar jeten.
Mjeket
I plagosuri i mitur, pas ndihmes se pare te dhene nga ekipi mjekesor i urgjences, eshte derguar menjehere ne sallen e operacionit, pasi plaget e shumta ne trup si dhe goditja e forte i ka shkaktuar hemorragji cerebrale, duke i rrezikuar jeten. Operacioni ka zgjatur plote tre ore dhe pas kesaj i riu eshte derguar menjehere per ne sallen e reanimacionit, ku ndodhet ne gjendje kritike. Mjeket shpjegojne se 16-vjecari ka marre plage te shumta ne kembe, trup dhe koke, si pasoje e perplasjes se forte.
Arrestimi
Sapo kane marre njoftimin mbi aksidentin e ndodhur, ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise, si dhe grupi hetimor. Lidhur me incidentin, efektivet e policise kane ndaluar dhe me pas arrestuar ne flagrance Indrit Muratin, 38 vjec, banues ne lagjen nr. 18 Durres. I dyshuari akuzohet se duke drejtuar pa dokument motoskafin, ka plagosur rende te miturin Petrit Matraxhi. Materialet e para hetimore per vepren penale te “plagosjes se rende me dashje” dhe “drejtimit te mjetit pa deshmi aftesie”, iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.
Masat
Krahas vendimit te bere publik apo masave te deklaruara, drejtues te Policise Kufitare ne Durres jane mjaftuar me bllokimin dhe me pas sekuestrimin e pese motoreve te ujit. Ndersa 16 te tjere me dokumentacionet perkatese nuk jane lejuar te dalin ne det deri ne vendosjen e zonave te lundrimit. Nderkaq asnje nga propozimet apo diskutimet e zhvilluara gjate mbledhjes ne prefekture mbi vendndodhjen e motoreve, nuk eshte zbatuar. Sipas te njejtave burime, 60 kerkesa te tjera per motore uji jane depozituar prane organeve perkatese, por ato nuk do te miratohen, nese njesite e qeverisjes vendore nuk do te marrin masa per zbatimin e ligjit. Qarku i Durresit ka nje vije bregdetare prej afro 62 km dhe ne plazhet e tij gjate stines se veres pushojne mesatarisht 100 mije vete ne dite.
Prefekti dha alarmin, kerkoi bllokimin deri ne percaktimin e vendbazimeve
Motoret e ujit ne Durres do te qarkullojne vetem ne zonen detare te Currilave te Kallmit, duke shmangur rrezikun e demtimeve te pushuesve ne plazhet publike, ku cdo dite mberrijne qindra-mijera pushues. Vendimi eshte marre vetem pak jave me pare, gjate mbledhjes se pare te shtabit te prefektit per turizmin ne qarkun e Durresit, ndersa u fol per percaktimin e vendeve dhe zonave te lundrimit per keto mjete te shpejta edhe ne plazhet e Shkembit te Kavajes, si dhe ne ato te Rrushkullit dhe te Shen Pjetrit, apo ne gjirin e Lalezit. Prefekti Genc Alizoti, duke sjelle pervojen e viteve te kaluara, vleresoi si shqetesim levizjen e pa kontrolluar, rreziqet qe shkaktojne motoret e ujit per jeten dhe sigurine e pushuesve, si dhe prishjen e imazhit turistik. Ne zbatim te ligjit perkates dhe te situates turistike ne plazhin publike ne jug te qytetit, kryetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako, propozoi se vendbazimi i motoreve te ujit do te jete ne portin e vogel te Currilave. Levizja e tyre jashte zones detare nga muri rrethues perendimor i portit, deri ne zonen e Kallmit, me nje gjatesi prej rreth 6 km, do te konsiderohet shkelje e ligjit dhe do te coje ne bllokimin perfundimtar te ketyre mjeteve te shpejta personale lundruese, te cilat vitet e kaluara kane shkaktuar edhe vdekjen e pushuesve ne Durres apo ne plazhe te tjera te vendit. Vendimi parashikon qe ne keto plazhe te kete bova sinjalizuese detare per levizjen e tyre te pakten 200 metra larg pushuesve, si dhe rruge te percaktuara me pare per daljen e tyre nga vendbazimet kolektive apo familjare deri ne bregdet. Motoret e ujit arrijne shpejtesi deri ne 90 milje ne ore dhe sipas vendimit te fundit te qeverise shqiptare, levizja e tyre ne zonat turistike duhet te jete e monitoruar dhe e kontrolluar nga njesite e qeverisjes vendore dhe nga nje sere institucionesh.
Per te parandaluar ngjarje te ngjashme, ministri i Brendshem, Lulzim Basha, pak kohe me pare, ne baze te vendimit te ligjit nr. 1022, te dates 04.02.2010, “per mjetet motorike lundruese”, ka kerkuar qe policia dhe autoritetet lokale te marrin masa qe motoret e ujit te leviznin ne largesi sigurie nga zonat e plazheve ku qendrojne pushuesit.
Precedentet
Bilanci i viktimave, nje i vdekur dhe kater te plagosur
Nje person ka humbur jeten tragjikisht, nje tjeter eshte aktualisht ne gjendje te rende dhe tre te plagosur. Ky eshte bilanci i incidenteve ne plazh me motoret e ujit dhe mjeteve te tjera lundruese qe kane kercenuar jetet e pushuesve ne plazhet e vendit. Ngjarja me e rende ndodhi sezonin e kaluar ne Durres, kur nje pushues kosovar 39-vjecar humbi jeten ne spital pasi u godit fatalisht nga nje motor uji ne det, vetem pak metra nga bregu. Ngjarja ndodhi afer sektorit “Iliria” dhe megjithe ndihmen e marre i plagosuri nuk mundi te shpetonte pas disa ditesh ne koma. Shkak ishte plaga e rende ne pjesen e kokes. Policia beri hetime intensive, por nuk arriti te kapte te dyshuarin per ngjarjen. Policia e Shtetit leshoi nje urdher per sekuestrimin e motoreve te ujit pa dokumente dhe bllokimin e levizjeve te tyre. Por kete vit u rikthyen frikshem levizjet e motoreve te ujit derisa ne plazhin e Velipojes u plagos nje 38-vjecare me origjine nga Kukesi, por banuese ne Tirane. Gruaja po qendronte ne rere kur e goditi mjeti. Drejtuesi kosovar humbi kontrollin dhe doli ne toke, kurse policia e procedoi penalisht te dyshuarin.