E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, 4 viktima nga sëmundja e tërbimit


Në Peru, në disa zona rurale ka shpërthyer sëmundja e tërbimit e përhapur nga lepurat dhe brejtësit e tjerë, duke bërë që të vdesin 4 persona, dhe të infesktohen më shumë se 500 të tjerë, ndërsa vendi është duke u përballur dhe me përhapjen e sëmundjes së murtajës, edhe nga lakuriqët e natës, duke u bërë rrezik dhe për kalimin nga njeriu te njeriu.

Këto kanë ndodhur në rajonin verilindor të Amazonian në Peru, në afërsi të një fshati i cili është i populluar me popullsi indigjene.

Autoritetet kanë dërguar tri brigada të punonjësve të shëndetësisë me pajisje mjekësore për të vaksinuar dhe trajtuar banorët e këtij fshati.
Zyrtarët thanë se 97% e të kashuarve, vecanërisht fëmijë janë vaksinuar, megjithëse sipas autoritetetve një pjesë prej tyre e kanë mohuar trajtimin duke u mjekuar me mënyra tradicionale.
"Ne kemi identifikuar 508 njerëz të kafshuar që kanë filluar kundër tërbimit vaksinat.
Nëntëdhjetë e shtatë për qind kanë përfunduar skemat e tyre. Kjo epidemi shkaktoi vdekjen e katër fëmijëvë, të cilët nuk u mjekuan shpejt, dhe kjo është një sëmundje që kërkon mjekim në kohë, s epse përndryshe sjellë vdekjen, "tha ministria e shëndetësisë ,
Hoze Bustamante.
Ndërkohë disa zona të tjera janë prekur dhe nga rreziku i përhapjes së murtajës, në zonat e Piurës, cajamarcës, etj.

Zyrtarët thanë se tre persona kanë vdekur nga murtaja në rajonin Ascope, ku kanë qenë të infektuar 31 persona.Sipas tyre situata është duke u përkeqësuar dhe mund të kalojë dhe në rajonet dhe zonat fqinje.
Zona është infektuar dhe nga brejtësit e egër, të cilët, shërbejnë si bartës të sëmundjes dhe të baktereve vdekjeprurëse, duke infektuar ujin e lumenjve dhe zonat e ujit të pijshëm. Aktualisht autoritetet janë duke dizinfektuar zonat e prekura,në mëntyrë që bakteret të mos trasnportohen dhe në zona të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›