Irak/ Bombë në shtëpinë e ushtarakut, të plagosur
Një sulm me bombë në Irak, që pati në shënjestër shtëpinë e një udhëheqësi ushtarak suni, ka lënë 18 persona të plagosur, duke përfshirë dhe 3 policë, thanë autoritetet e policisë irakene.
Një dëshmitar tha se sulmi ishte një "akt kriminal" kundër anëtarëve të milicisë lokale të njohur si Sahwa.
Në mëngjesin e ditës së shtunë sulmuan dy postblloqe policore në Bagdad, duke vrarë katër policë dhe duke shkatërruar mjedisin përreth , tha një burim nga Ministria e Brendshme , i cili bëri dhe një përmbledhje të sulmeve vetëvrasëse me bomba të ndodhura në Irak këtë vit.
Në një sulm tjetër në Bagdadin Verior, u sulmua një pikë kontrolli me ushtarë sunit, ku u vra një person dhe e plagosën 2 të tjerë.
Forcat e sigurisë kanë qenë objektiva të shpeshta të një kryengritje të kokëfortë në muajt e fundit në Irak, pasi Shtetet e Bashkuara lajmëruan se do të zvogëlojnë forcën e trupave në Irak më shumë se shtatë vjet pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA e cila rrëzoi diktatorin Sadam Husein nga pushteti.
Uashingtoni ka në plan të shkurtojë numrin e trupave të SHBA në rreth 50.000 deri 31 gusht, datë e përfundimit zyrtar të operacioneve luftarake, e lajmëruar dhe nga presidenti Barack Obama.
Dhuna në Irak ka patur kulmin e saj në vitet 2006 - 2007 me luftën sektare në vend, por numri i vdekjeve të dhunshme civile, nga shpërthimet dhe të shtënat është rritur ndjeshëm gjatë muajit korrik të këtij viti.
Zyrtarët e SHBA- ve, në vend kanë thënë se ata presin një përkeqësim të dhunës, pasi kryengritësit e Al Kaedës do të përpiqen të shfrytëzojnë vakuumin e krijuar në vend nga moszgjedhja e një qeverie kombëtare.
Autoritetet irakene kanë bërë me dije se numri i civilëve të vrarë gjatë muajit korrik është dyfishuar duke shkuar në 396, në krahasim me muajin qershor, ku u vranë 204 civilë në gjithë vendin.