Peru, trafiku i dhjamit sajesë e policëve
Mediat e të gjithë botës u tronditën në nëntor kur u përhap lajmi se vriteshin njerëz, që dhjami i tyre të trafikohej për t’u përdorur në produkte kozmetike, siç zbuloi policia peruane. Por dje i gjithë skenari makabër ka ndryshuar dhe zbulimi i ri përfshin forcat e rendit, të cilat për të mbuluar krimet e tyre, kanë akuzuar “gangsterët mostra”. Autoritetet hetojnë në atë që duket si një film horror. Katër persona janë arrestuar në nëntor. Ata e kanë vrarë vërtet një njeri për t’i marrë dhjamin, por jo për ta shitur në industritë e kozmetikës. Ata e kanë kryer këtë vrasje për të trembur rivalët e tyre. Gjithë pjesa tjetër e historisë duket se është sajesë e disa policëve në Peru që kanë përfituar nga të arrestuarit për të mbuluar krimet kryera prej tyre. Gjenerali Felix Murga, shefi i antikrimit është shkarkuar nga detyra në pritje të sqarimit të ngjarjes. Tani po hetohet mbi 46 vrasje të kryera në vitet 2007-2008 në të njëjtin qytet, Trujillo nga forcat e rendit.