E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Robert Schwartz”,në skenë me më të mirat

 

Një potpuri me më të mirat e 5 vjetëve jetë. Pesë vjet kanë kaluar qysh kur u krijua Shoqata kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”. Një urë mes dy kulturash, që e pruri më afër kulturën gjermane në Shqipëri, po edhe atë shqiptare në Gjermani. Drama, koncerte, mbrëmje letrare, punëtori të artit e letërsisë, botime... shumë për t’u treguar. Në këtë përvjetor shoqata “Robert Schwartz” sjell për publikun një potpuri me disa nga pjesët më të shënuara skenike që u realizuan ndër vite nën titullin “Posht’e përpjetat e dashurisë”, me aktorët Timo Flloko, Ema Andrea, Arben Derhemi, pianistin Genti Rushi, violinistja Olsa Papandili e të tjerë. Kjo festë do të zhvillohet ditën e premte në orën 17.30 në skenën e Teatrit të Metropolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›