E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, vrisnin për të shitur yndyrnat njerëzore

4 persona janë arrestuar në Peru pasi dyshohet se janë anëtarë të një bande që ka vrarë dhjetëra njerëz. Besohet se ata i vrisnin njerëzit për tu marrë yndyrnat trupore dhe ua shisnin ato kompanive kozmetike që i përdornin për të prodhuar produkte të ndryshme. Shitjet bëheshin në Peru, por edhe në Europë, ka bërë të ditur prokurori i Gjykatës penale të Lima-s, Jorge Sans. Sipas mediave lokale, pjesë e këtyre bandave mund të jenë edhe dy shtetas italianë që janë në kërkim nga policia. Katër peruanët e arrestuar kanë rrëfyer se trafiku i tyre zgjaste prej shumë kohësh. Një informacion i tillë është bërë publik nga El Comercio që citon gjeneralin Felix Murga, përgjegjës i departametnit policor të antikrimit. Lëndët yndyrore që merrëshin nga trupi i njerëzve, mundësohej më së shumti nga muskujt dhe nga kraharori. Sipas hetimeve të deritanishme, këto substanca shiteshin më shumë në Europë, më një çmim që arrinte në rreth 15 000 dollarë për litër. Çështja në fjalë u publikua në fillim të këtij muaji, kur policia arrestoi dy persona, që kishin në duar substancën në fjalë, të trupit të Abel Matos Aranda, vrarë në Peru shtatorin e kaluar. Mediat informojnë se bëhet fjalë për "Bandën e pishtacos" që do të thotë " Prit dhe shtrydh", dhe që emri vjen nga një legjendë peruane e disa vrasesvë që ekzekutonnin njerëz, i masakronin e më pas i hanin mishin apo yndyrën e tyre. Policia thotë se banda mund të ketë vrarë të paktën 60 persona në rajonet peruane, Huanuco dhe Pasco. Në konferencën për shtyp, policia ka demostruar edhe dy shishe që mbanin yndyrë të trupit të njeriut. Kjo substancë përdoret në produkte të kozmetikës moderne, por edhe në operacione kirugjikale .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›