Greqia merr 5. 5 miliardë lekë nga FMN
Zyrtarët të Bankës Qendrore të Greqisë deklaruan se Athina mori në ditën e mërkurë pjesën e parë të ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në totalin e 5.5 miliardë euro. Shuma e akorduar të mërkurën është pjesë e paketës së ndihmës 110 miliardë euro të aprovuar
në marrëveshjen me bashkimin evropian dhe fondin monetar ndërkombëtar. Ndërkohë në Zvicër ministri i financave deklaroi se vendi i tij do të jetë pjesëtar dhe kontribues në skemën 1 trilionë dollarësh të parandalimit të përhapjes së krizës së borxheve sovrane të Greqisë në vendet e tjera të eurozonës. Ministri i Financave tha se ende nuk është vendosur vlera e kontributit, por shtoi se shuma do të jepet nëpërmjet bankës qendrore zvicerane dhe nuk do të përdoren paratë e taksave. Ndërsa në Bruksel drejtori i fondit monetar ndërkombëtar për Evropën deklaroi se fondi është i gatshëm të japë çfarëdo shume që do të kërkohej nga Bashkimi Evropian dhe se nuk ekziston asnjë shqetësim për aksesin në fonde.
Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 20:30